Projektet e mëdha. Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë - Business Magazine Albania

Projektet e mëdha. Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me qeverinë amerikane shtojnë përpjekjet për të rritur kapacitet prodhuese të energjisë elektrike në vendin tonë. Në  funksion të këtij qëllimi u zhvillua në Tiranë konferenca  me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë nga SHBA dhe BE.

“Me  shumë kënaqi dëshmoj progresin e kryer në punën për shndërrimin e impiantit të Vlorës, termocentralit të Vlorës në një impiant prodhim energjie. Shumë punë po kryhet për atë energjinë e erës dhe goxha punë masive që është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës, i cili do rrisë me 20% prodhimin e energjisë nga uji, hidro-ja pra dhe në të njëjtën kohë do të na lejojë dhe na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike. Të tëra këto së bashku tregojnë një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë, gjë që është madhore për një vend si Shqipëria dhe kemi rrugë.” – u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës.

Laura Lohman zv/ Sekretare për diplomacinë energjetike në DASH,  u bë pjesë e kësaj konference nga ku tha se merr rëndësi të posaçme dalja nga varësia ruse e gazit.

Lexo edhe: Ja cilat vende evropiane janë lider në energjinë e rinovueshme. Mes tyre edhe Shqipëria 

“Politikat amerikanë janë fokusuar në rritjen e burimeve energjetike,bërthamore dhe të rinovueshme. Ne duam të sigurojmë burime energjie. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës, nënëvizojnë nevojën e eruopës për pavarësinë e saj nga gazi rus. Kemi plane, si iniciativa e 5 marsit, për të rritur pavarësinë e BE nga gazi rus. Kjo do të kërkojë vite që BE të çlirohet nga kjo varësi. Po punojmë për të ccuar përpara këtë përpjekje. Sot më shumë se kurrë divesifikimi i energjisë është jetësor, për të ndihmuar në ndërprerjen nga gazi rus.”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri në Yuri Kim tha se  siguria energjitike është e lidhur ngushtë me me sigurinë kombëtare.

“SHBA ka theksuar nevojën për të diversifikuar burimet e energjisë. Nuk mund të presim më, pas pushimit të agresionit rus në Ukrainë. Kemi nevojë të kemi më shumë gaz-sjellësa. SHBA dhe BE po përballen me një realitet të ri. Rajoni duhet të kërkojë të gjejë zgjidhje krijuese së bashku. Është një nga arsye pse u ndërtua TAP që sot po sjell gaz në Europë, i lirë prej ndikimit negativ të Rusisë. Tani është koha për të vepruar dhe jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij diskutimi.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0