Projektbuxheti i vitit 2016, rriten pensionet, ulet borxhi

Projektbuxheti i vitit 2016, rriten pensionet, ulet borxhi


Projektbuxheti i vitit 2016, i miratuar nga qeveria dhe i prezantuar dje pasdite në konferencën e Kryetarëve nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ndjek një politikë të shtrënguar shpenzimesh, teksa ul ndjeshëm fondet për arsimin dhe infrastrukturën. Por, bazuar në shifrat reale që nxjerr, ajo çka vihet re është reforma në administratë që do të pezullojë nga puna 7200 persona, do të ruhet niveli aktual i pagave, do të rriten pensionet dhe do të përshpejtohet procesi i kompensimit të pronarëve. Sa u përket ish-të përndjekurve, skema që ka ndjekur qeveria gjatë këtij viti, do të aplikohet edhe në 2016-n, me të njëjtin fond të vënë në dispozicion.

Reformë në administratë

Qeveria parashikon shkurtime të vendeve të punës në administratë. Krahasuar me buxhetin e vitit 2015, numri i punonjësve do të ulet në masën 8.1 për qind. Nëse neni 11 i buxhetit të vitit 2015 referon një numër të përgjithshëm të punonjësve që arrin 88 550, projektbuxheti i vitit që vjen parashikon ta ulë këtë numër me 7200, duke e çuar në total, 81 350 punonjës. Reforma që do të ndërmarrë qeveria, udhëzon që institucionet të mos e kalojnë numrin maksimal të punonjësve, ndërsa, sa u përket shkurtimeve, ato do të shtrihen në të gjitha ministritë dhe institucionet e varësisë.

Pagat dhe pensionet

Sa u përket pensioneve, qeveria parashikon rritje të tyre, me fondin prej 1.1 miliardë lekësh. Ndërkohë, shpenzimet për sigurimet shoqërore janë rritur me 5.4 për qind, duke shkuar nga 106.4 miliardë lekë në 2015, në 112.1 miliardë lekë në vitin e ardhshëm. Rritje parashikohet edhe për zërin sigurime shëndetësore, shpenzimi për të cilat do të rritet me 4.1 për qind, ose 1.4 miliardë lekë, duke shkuar në 36.2 miliardë për vitin 2016. Megjithëse skema deficitare e pensioneve është përmirësuar vitin e fundit (raporti përfitues kontribuues për herë të parë në 2014 u barazua), sërish në buxhet parashikohet një rritje prej 6.5 për qind (9.3 miliardë lekë) e shpenzimeve për fondet speciale.

Ndërsa, projektligji i buxhetit do të diskutohet ditët në vijim në komisionet parlamentare, shifrat në projektligj nuk parashikojnë rritje të pagave, por referojnë edhe ulje të shpenzimeve. Shpenzimet për personelin për vitin 2016 parashikohen në rënie 4.5 për qind në vitin 2016, duke u ulur në 71.4 miliardë lekë në 2016, nga 74.6 miliardë lekë që ishin në total në vitin 2015. Rënie të dukshme prej 4.3 për qind shënon edhe fondi i pagave për administratën. Ndërkohë neni 12 i projektligjit, i cili referon pagën e presidentit, mbetet i pandryshuar edhe në vitin 2016, duke e lënë këtë pagë 257 mijë lekë.

Pronarët

Fondi i akorduar për pronarët parashikohet me rritje. Buxheti i vitit 2015 u miratua me një fond prej 1.4 miliardë lekësh, ndërsa për vitin 2016, shuma që parashikohet për kompensimin e pronarëve për vitin që vjen është 3 miliardë lekë, nga të cilat 2 miliardë parashikohen transferime nga buxheti i shtetit dhe 1 miliardë lekë, të ardhura të tjera.

Ish-të përndjekurit

Ashtu si në vitin që po lëmë pas, për shpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, do të vihen në dispozicion 2 miliardë lekë, çka mendohet që pagesa ndaj tyre të bëhet me ritmin e këtij viti dhe përfitimet të jenë në të njëjtin nivel me këtë vit. Por, pagesa për këtë kategori është specifike, pasi ajo bëhet në varësi të dokumentacionit që dorëzohet dhe të dhënave, që duhet të jenë të plota e të sakta. Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, mendohet që skema të mos ndryshojë, dhe në radhën e individëve me përparësi të jenë gratë që kanë vuajtur dënime, e që janë gjallë, duke u pasuar nga ish-të dënuarit mbi 75 vjeç dhe ish-të dënuarit, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.

Buxheti

Të ardhurat për buxhetin e vitit të ardhshëm do të jenë rreth 417 694 milionë lekë, ndërsa shpenzimet 452 152 milionë, pra me një deficit prej 34 431 milionë lekë. Buxheti 2016 do të përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale, siç janë sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve. Për skemën e sigurimeve shoqërore parashikohen të jenë rreth 108 180 milionë lekë, ku 58 milionë jepen për rritjen e pensioneve.

/Shekulli/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0