Projekt Veror Për Profesionistë!

Projekt Veror Për Profesionistë!


• E Martë

Tema: “Të lësh gjurmë që mbeten”
Çdonjëri prej nesh dëshiron të jetoj me qëllim, të lërë gjurmë dhe të mbahet mend duke lënë një ndikim pozitiv në jetët e njerëzve përreth.

Cili është misioni im në jetë?

A jam i gatshëm për të lënë një ndikim të mirë e influencues pas meje?

A është ndikimi im, i tillë që i ndihmon të tjerët të zhvillohen që të arrijnë potencialin e tyre më të madh?

• E Mërkurë

Tema: “Dashuria dhe vetmia ~ Nevoja për përkatësi!”

Jeta njerëzore është një tension mes nevojave tona për të pasur marrëdhënie dhe nevojës sonë për të qenë unik, idivid me nevoja të veçanta. Burimet për të plotësuar nevoja të tilla si dashuria, vetmia, pavarësia dhe marrëdhënie përmbushëse, shpesh janë të vështira për tu gjetur. Thuhet se: “Shtëpia është atje ku është zemra”!

Kujt i përkas unë? Kush kujdeset për zemrën time?

Kush është burimi i vetëm që mund t’i plotësoj këto nevoja?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0