"Programi Përshpejtues për Artizanët," shitje, trajnim dhe mentorim

“Programi Përshpejtues për Artizanët,” shitje, trajnim dhe mentorim

~4 minuta lexim


Nuk është hera e parë që Yunus Social Business i vjen në ndihmë të rinjve dhe ideve të tyre të biznesit. Krahas suksesit 2 vjeçar të Social Impact Award (SIA), programi më i madh për sipërmarrjen sociale për të rinjtë, risia e rradhës është një kompeticion për artizanët e vendit. 

Yunus Social Business Balkans në bashkëpunim me DyqanTaxi organizojnë “Programin Përshpejtues për Artizanët” i cili është një program trajnimi dhe kompeticion që synon promovimin e artizanëve në DyqanTaxi, një nga platformat më të mëdha rishitëse në Shqipëri.

Të gjithë artizanët e grupmoshës 18 – 35 vjeç të cilët prodhojnë në kategorinë çantë, bizhu, shall, portofol, bllok, kapuç, dorashka, rrip, papjon, kollare, mansheta janë të ftuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e konkursit dhe programit.

Ky program dhe kompeticion organizohet në kuadër të Programit mbi Zhvillimin e Bizneseve Sociale në Shqipëri mes USAID/Albania dhe Yunus Social Business Balkans dhe partner mediatik New Media Communications Business Mag Albania.

Nxitoni të bëheni pjesë, aplikimet përfundojnë në datë 15 Nëntor.

Për çdo informacion ose paqartësi kontaktoni në email: gerion.treska@yunussb.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Përsosmëria është një zakon, jo një akt.”
— Aristoteli
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0