Nuk është hera e parë që Yunus Social Business i vjen në ndihmë të rinjve dhe ideve të tyre të biznesit. Krahas suksesit 2 vjeçar të Social Impact Award (SIA), programi më i madh për sipërmarrjen sociale për të rinjtë, risia e rradhës është një kompeticion për artizanët e vendit.
Yunus Social Business Balkans në bashkëpunim me DyqanTaxi organizojnë “Programin Përshpejtues për Artizanët” i cili është një program trajnimi dhe kompeticion që synon promovimin e artizanëve në DyqanTaxi, një nga platformat më të mëdha rishitëse në Shqipëri.
Të gjithë artizanët e grupmoshës 18 – 35 vjeç të cilët prodhojnë në kategorinë çantë, bizhu, shall, portofol, bllok, kapuç, dorashka, rrip, papjon, kollare, mansheta janë të ftuar të aplikojnë për t’u bërë pjesë e konkursit dhe programit.
Ky program dhe kompeticion organizohet në kuadër të Programit mbi Zhvillimin e Bizneseve Sociale në Shqipëri mes USAID/Albania dhe Yunus Social Business Balkans dhe partner mediatik New Media Communications & Business Mag Albania.
Nxitoni të bëheni pjesë, aplikimet përfundojnë në datë 15 Nëntor.
Për çdo informacion ose paqartësi kontaktoni në email: gerion.treska@yunussb.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
