Programi IPARD III/ 146 milionë euro do të shpërndahen për bujqësinë - Business Magazine Albania

Programi IPARD III/ 146 milionë euro do të shpërndahen për bujqësinë

Së shpejti nis programi i Bashkimit Europian, IPARD III, 146 mln euro është fondi që ka përcaktuar bashkimi europian dhe buxheti  I shtetit kësaj herë për bujqësinë.  

Përveç fondit të shtuar, në programin IPARD III gjithashtu do të ketë ndryshime edhe në strukturë, pasi numri I masave do të shkojë në 9.  Deri më tani 94 mln euro të programit IPARD II, kanë shkuar në 4 masa konkretisht në: Investimet në asetet fizike të fermës, Investimet në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit, Investimet ne Infrastrukturën Publike Rurale, Diversifikimi i fermave.

“Në IPARD III masat e shtuara fillojnë  me qasjen lider, ku është masa më interesante që lidhet me financimin që jep programi me financim 100% grupeve lokale  të veprimit që zhvillojnë një strategji për zhvillimin e një fshati apo të një njësie administrative. Dy masa të tjera të reja përqendrohen te agro-mjedisi dhe prodhimi organik. Masë tjetër shtesë kemi masën e pyjeve për mbrojtjen, krijimin dhe ristrukturimin e pyjeve. Kemi masën për infrastruturën rurale ku aplikantët do të jenë bashkitë dhe njësite administrative që aplikohen me projekte për infrastrukturën.” – u shpreh Eranda Selmanaj, drejtore e AZHBR.

Lexo edhe: IPARD 3, programi për zonat rurale që nis ne 2022

Nga financimi IPARD III,  përveç fermerëve dhe agropërpunuesve do të financohen edhe bashkitë, ojf dhe njësitë administrative që kanë një strategji se si të zhvillojnë bujqësinë shqiptare me qëllimin e vetëm që fshatrat të mos braktisen.

“4 masat e para të grantit variojnë nga 50-75%, pjesa tjetër mbulohet nga kontributi individual, ndërkohe në masat e reja është 100%, që lidhet me aplikantët që do të kemi një strategji për të mbajtur dhe zhvilluar bujqësinë rurale.” – vazhdoi më tej drejtoresha e IPARD.

Fondi IPARD, i adresohet vendeve kandidate për anëtarësim të barabartë në Bashkimin Evropian, si dhe përgatitjes së tyre për shfrytëzimin e programeve para anëtarësimit për zhvillim bujqësor dhe rural duke garantuar sigurinë ushqimore./ Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0