Programi i vetëpunësimit, mbështetje dhe grante për sipërmarrjet e reja - Business Magazine Albania

Programi i vetëpunësimit, mbështetje dhe grante për sipërmarrjet e reja

Qeveria shqiptare do të zgjerojë programet e punësimit në vitet e ardhshme, duke synuar nxitjen e punësimit dhe sipërmarrjes. Kështu u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë aktivitetit të zhvilluar për promovimin e Programit të Vetëpunësimit, i cili është një prej programeve që zbatohen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Përmes këtij programi njëvjeçar do të mbështeten sipërmarrjet e reja për punëkërkuesit e papunë, të cilët kanë një ide biznesi. Programi ka nisur në vitin 2020 në katër rajone dhe në vitin 2021 u lançua në të gjithë vendin. Për vitin 2022, aplikimet për Programin e Vetëpunësimit u hapën në muajin nëntor dhe përgjatë një muaji aplikuan 413 punërkues të papunë. Procesi vijoi me trajnimin e kursit të sipërmarrjes të 365 aplikantëve dhe më pas me dorëzimin e planeve të biznesit nga 280 aplikantë. Pas procesit të vlerësimit, numri i aplikantëve të përzgjedhur si fitues është 160, të cilët do të mbështeten me grante në vlerë deri në 500.000 lekë ​për çdo plan biznesi të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes.

Lexo edhe: Të vetëpunësuarit janë më të lumtur

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj vlerësoi se aktiviteti në vetvete përbën një përmbledhje të të gjitha politikave që qeveria ka hartuar ndër vite sa i përket nxitjes së punësimit dhe nxitjes së biznesit të vogël dhe ekonomive familjare.

Numri i lartë i aplikantëve për këtë program, i cili është dyfishuar në krahasim me një vit më parë, është një dëshmi për suksesin e tij.

“Programet e nxitjes së punësimit janë 4 dhe do të zgjerohen. Vitin e ardhshëm do të fillojmë programin e Garancisë Rinore, me mbështetjen e Bashkimit Europian, i cili do të përqendrohet në programe të nxitjes së punësimit për të gjithë ato të rinj dhe të reja të cilët duhet të aftësohen apo të punësohen”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi faktin se qeveria do të vijojë të mbështesë çeljen e bizneseve të reja dhe biznesin e vogël në tërësi, mbështetje e cila dëshmohet edhe me përjashtimin e tyre nga çdo tatim apo taksë.

“Ne kemi programe për vetëpunësimin dhe çelja e bizneseve të reja është e përjashtuar totalisht nga çdo taksë apo tatim dhe kjo është ajo se si ne e shohim ekonominë familjare dhe mbështetjen për bizneset e reja. Ne e shohim mbështetjen në vazhdimësi dhe për bizneset me qarkullimin deri në 14 milionë lekë, kur nuk konsiderohet më biznes i vogël, qeveria ka vendosur që të mos ketë taksa”, u shpreh Ministrja.

Ministrja Ibrahimaj bëri thirrje për një promovim edhe më të madh të programeve të nxitjes së punësimit dhe për rritjen e numrit të aplikimeve për këto programe, ndërsa shprehu bindjen se mbështetja e ideve dhe iniciativave të reja, si dhe mbështetja e të rinjve, do të çojnë në një zhvillim të mëtejshëm ekonomik.

Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën me dy dëshmi suksesi të përfituesve të programit për vitin 2021 dhe u bë prezantimi i fituesve të vitit 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0