Programi i Bankës Botërore për Profesionistët e Rinj (Plotësisht e Financuar) - Business Magazine Albania

Programi i Bankës Botërore për Profesionistët e Rinj (Plotësisht e Financuar)


Programi është një hap i madh për një karrierë emocionuese për t’u bërë pjesë e World Bank Group.

Të bashkuarit në këtë program është një shans për të gjithë të rinjtë e talentuar për të përmirësuar zhvillimin e tyre dhe potencialin e lidershipit.

Numri i pjesëmarrësve: 40

Përfitimet: Shikoni në mënyrë specifike në faqen zyrtare KËTU

Informacion i rëndësishëm:

  • Profesionistëve të rinj të suksesshëm u jepet një kontratë afatgjatë pesëvjeçare duke kaluar 24 muaj në një program zhvillimi të strukturuar dhe duke përfituar një sërë mundësish dhe benefitesh.
  • Programi është i dizajnuar për individë të kualifikuar dhe të motivuar në fusha relevante të tilla si ekonomia, financat, arsimi, shëndetësia publike, shkencat sociale, inxhinieri, planifikimi urban, bujqësia, resurset natyrore dhe të tjera.
  • Ju duhet të përmbushni kufizimin e moshës (Të lindur pas 1 Tetor 1985)
  • Keni aftësi të mira në gjuhën angleze.
  • Ju keni të paktën tre vite përvojë relevante profesionale në lidhje me zhvillimin ose studimin e vazhdueshëm akademik në nivelin e doktoraturës.

Data e mbylljes së aplikimeve: 28 Korrik 2017.

Për më shumë informacione, shikoni në faqen zyrtare në këtë LINK

Burimi: aseanop.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0