Profesioni i ri i audituesve të energjisë dhe roli i tyre - Business Magazine Albania

Profesioni i ri i audituesve të energjisë dhe roli i tyre

Gjithnjë e më shumë zhvillime të reja po shpërfaqen në sektorin e energjisë, duke shikuar tashmë jo vetëm investimet thjeshtë në infrastruktura te reja por duke synuar veçanërisht qasjen dhe orientimin drejt efiçiencës dhe menaxhimit të energjisë në investimet e reja por edhe ekzistuese.

Kuadër i cili ka bere preminente te diskutuarin mbi figurën e Audituesve të Certifikuar të Energjisë lidhur mbi mundësitë e punësimit dhe sipërmarrjes, si një proces që aktivizon në zinxhirë të gjithë procesin nga edukimi deri tek formimi i profesionisteve dhe punonjësve të rinj, që në thelb kanë efiçiencën dhe mirë menaxhimin e energjisë.

Por çfarë kuptohet me këtë profesion të ri dhe cili është roli i audituesve të energjisë? Sikurse mund të kuptohet dhe nga emërtimi, audituesit e energjisë janë përgjegjës për vlerësimin dhe analizimin e çdo lloj energjie që përdoret në një ndërtesë apo instalim industrial. Por në të ardhmen mund të jenë në transport dhe kudo tjetër ku kemi konsum të energjisë.

Aktiviteti i tyre konsiston në një analizë të detajuar të përdorimit të energjisë dhe kostove të saj. Normalisht ata mund të jenë persona fizik apo juridik që verifikojnë mundësitë për ruajtjen apo kursimin e energjisë së përdorur, si dhe të rekomandojnë masa të zbatueshme me kosto optimale në funksion të përmirësimit të eficencës së energjisë.

Për këtë, kërkohet që audituesi të jetë i aftë të përdorë metoda llogaritëse inxhinierike, përfshirë një analizë ekonomike dhe simulime kompjuterike për të dhënë një vlerësim të kursimeve potenciale dhe të mundësive për kursim me kosto të ulët përmes përmirësimeve të praktikat operative dhe të mirëmbajtjes, në sektorë të shumtë si ato rezidencial, shërbimeve, industrial, transport dhe bujqësisë.

Ne këtë drejtim, tashme është finalizuar nga agjencia shtetërore për efiçencën e energjisë një testim i hapur, zhvilluar me 22 Maj 2020. Pra, megjithëqë problemet e krijuar nga Covid-19, u arrit të realizohej konkursi i parë për audituesit energjetikë. Për sa këtu, interesi për të marrë pjesë në testim ishte i madh me përmbi 100 aplikantë të regjistruar. Prej 82 aplikantëve të kualifikuar pas një vlerësimi paraprak, në fund të procesit, i cili ishte tërësisht transparent, dolën rreth 30 auditues energjetikë të certifikuar në ndërtesa apo instalime industriale.

Testim që konsiston në tre tipologji audituesish: të ndërtesave, të proceseve dhe të ndërtesave dhe proceseve bashkë. Pra, tashme kemi aktive trupën e pare prej tre lloj audituesish, që shume shpejt do të mund të fillojnë punën direkt në terren.

Për me shume mund te gjendet video e plote e Intervistës dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 20 Korrik 2020.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0