Produktet “Made in China” pushtojnë Shqipërinë, ja cilat prej tyre nuk duhet t’i konsumoni - Business Magazine Albania

Produktet “Made in China” pushtojnë Shqipërinë, ja cilat prej tyre nuk duhet t’i konsumoni


Produktet “Made in China” duket se po pushtojnë në masë të gjithë botën, por për “botën” në veçanti duket se nuk është problem për shkak të kontrollit rigoroz të produkteve që importohen në vendet e tyre.
Problemi më i madh duket të jetë ne vendet e Ballkanit, e sidomos në vendin tonë. Këtu situata është më e ndjeshme, ndaj ju rendisim më poshtë, shtatë produkte problematike kineze, të cilat importohen lirisht në Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit.

Portali “Healthywayoflife.net” ka renditur disa prej produkteve kineze që nuk kanë as cilësi dhe as dobi shëndeti, kur bëhet fjalë për konsum dhe as cilësi e jetëgjatësi, kur bëhet fjalë për produkte të tjera.

Këto janë disa ushqime të prodhuara në Kinë që mund të përmbajnë pesticide, plastikë dhe kimikate që shkaktojnë tumore të ndryshme.

Orizi

Shumë nga ne besojnë se orizi që hamë vjen nga orizore, por e vërteta është se shumë më tepër oriz prodhohet në mënyrë industriale. Bëhet fjalë për oriz të prodhuar nga lëndë plastike. Kjo është e rrezikshme për jetën tonë, sepse gëlltitja e pjesëve të plastikës, qoftë dhe në pjesëza shumë të vogla, është shumë e dëmshme për sistemin e tretjes si dhe për hormonet tona.

Kimikatet që gjenden në plastikë, të njohura si BPA, formësojnë një imitim të estrogjenit, duke shkaktuar sëmundje deri te shfaqja e disa llojeve të kancerit.

“Konsumi afatgjatë i këtij orizit mund të shkaktojë efekte kancerogjene”, – thuhet në raportin vëzhgimor të faqes së specializuar për shëndetin.

Me fjalë të tjera, gëlltitja e orizit plastik ju bën të prirur për vdekje të parakohshme.

Peshku

Një tjetër shqetësim për qytetarët është dhe ajo çka hamë nga prodhimet e detit.

Shumë prej nesh, kur shkojnë në restorante apo dyqane peshku, mendojnë se janë duke ngrënë apo blerë peshk deti. Por vetëm pak e dinë se shumica e peshkut që tregtohet, është peshk rezervati që nuk ka parë det me sy.

Ndërkaq, shumë produkte deti, si merluci dhe karkalecat, importohen gjerësisht në Shqipëri e një pjesë e tyre vijnë nga Kina.

Në rastin e merlucit, situata bëhet shqetësuese, pasi raportohet se ai vërtet vjen nga deti, por ka depërtim të lëndëve toksike që dëmtojnë shëndetin tonë.

Pulat

Në Shqipëri, ka pula importi nga gjithkund, ato arabe, egjiptiane, braziliane, holandeze, por edhe kineze. Ky import bëhet edhe në SHBA. Departamenti Amerikan i Bujqësisë miratoi shitjen e pulave kineze në Amerikë në vitin 2013.

Megjithatë, shumë ekspertë të shëndetësisë janë mjaft të shqetësuar për cilësinë e kësaj pule dhe pasojat në shëndetin e njerëzve për shkak të përdorimit të hormoneve për të përshpejtuar sa më shumë rritjen e pulave dhe arritjen e peshës standarde për therje.

Kërpudhat

Në tryezat tona të bukës ka parë dendësim të konsumit edhe kërpudha. Dikur shumë pak përdorej dhe ishte e vërtetë, sot në një pjesë të mirë, ajo që importohet dhe një pjesë e asaj që prodhohet në vend, mbart rrezikun e dëmtimit të shëndetit tonë.

Nga Kina në SHBA, shkon 34% e kërpudhave që konsumohen nga amerikanët, ose më shumë se një e treta.

Ekspertët në SHBA thonë se këto kërpudha mbartin rrezik evident, pasi disa prodhues në Kinë bëjnë gjithçka që munden për të rritur përfitimet e tyre dhe kjo nënkupton edhe etiketimin e tyre si kërpudha organike.

Mediat në SHBA kanë raportuar vazhdimisht për kontrolle të inspektorëve amerikanë që kanë gjetur kërpudha të rreme, pra jo organike të importuara nga Kina edhe pse ishin klasifikuar nga importuesit si të tilla.

Kripa

Një prej produkteve që importohet edhe te ne është kripa. Ajo që vjen nga Kina është kripë industriale. Në të vërtetë ajo nuk është projektuar për konsum njerëzor, por ka vazhduar të shitet për kripë gjelle.

Bizelet

Ato janë në thelb kombinime të bimës së sojës, me ngjyrë të gjelbër dhe një lënde kimike që përdoret si zbardhues dhe ruajtës, i njohur si metabisulfite natriumi. Kujdes, kur blini bizele, sigurohuni që të mos jenë të importuara nga Kina, pasi mund të konsumoni të tilla.

Faqja e specializuar për shëndetin, përmend edhe disa produkte të tjera që importohen kryesisht në SHBA si lëngu i mollës. Gati 50% e lëngut të mollës që shitet në SHBA është importuar nga Kina dhe ka përmbajtje të lartë të sheqerit.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0