Produktet e Amazon tani do të prezantohen me zë nga AI! - Business Magazine Albania

Produktet e Amazon tani do të prezantohen me zë nga AI!

Produktet e Amazon tani do të prezantohen me zë nga AI!

Amazon po teston një funksionalitet të ri të bazuar në inteligjencë artificiale që ofron audiopërmbledhje për produktet, ku dy “prezantues” të krijuar nga AI bisedojnë mbi veçoritë dhe përfitimet e një produkti. Këto audio jo vetëm që përfshijnë informacionet zyrtare të produktit, por marrin të dhëna edhe nga komentet e përdoruesve dhe burime të tjera nga interneti.

Ky funksion është aktualisht i disponueshëm për disa produkte të përzgjedhura në aplikacionin mobil të Amazon, si: Ninja Blender, OSEA Undaria Algae Body Oil, SHOKZ OpenRun Pro, dhe SafeRest Waterproof Mattress Protector. Përdoruesit mund ta provojnë funksionin duke shtypur butonin “Dëgjo përmbledhjen” që ndodhet poshtë përshkrimit të produktit.

Lexo edhe:Analizë/ Startup-et në Shqipëri, një ekosistem në zgjerim me sfida dhe potencial!

Audioja fillon me një “kujtesë miqësore” se përmbajtja është gjeneruar nga AI, ndjekur nga një prezantues virtual “ekspert”, i cili shpjegon në mënyrë të detajuar karakteristikat e produktit. Ky stil përngjan me përmbledhjet audio të Google, ku dy AI diskutojnë në një format që ngjan me një podcast mbi dokumentet apo prezantimet e tua.

Në përmbledhjen për SHOKZ OpenRun Pro, prezantuesi AI na njeh me “Max”, i cili shpjegon se diferenca kryesore e këtyre kufjeve është se ato transmetojnë tingullin përmes kockave të faqeve dhe jo përmes veshëve. Më pas, prezantuesi vazhdon me pyetje për produktin, si për shembull: kush përfiton nga ky dizajn dhe si është cilësia e zërit.

“Ndërsa mikrofoni merr lëvdata për anulimin e zhurmave, disa përdorues thonë se nuk janë mjaftueshëm të fuqishme për një përvojë të thellë muzikore,” thotë eksperti virtual Max. “Megjithatë, klientët përmendin se janë më të mira se kufjet tradicionale në disa raste.”

Aktualisht, ky funksion i ri është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish në SHBA, por Amazon ka në plan ta zgjerojë në më shumë produkte dhe tregje në muajt në vijim.

theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0