Produkte luksoze për 5 dollarë? Kina trondit tregun amerikan përmes TikTok-ut - Business Magazine Albania

Produkte luksoze për 5 dollarë? Kina trondit tregun amerikan përmes TikTok-ut

Furnitorët kinezë kanë “pushtuar” TikTok-un në SHBA, duke u ofruar konsumatorëve mundësinë të blejnë direkt nga fabrikat e tyre dhe të shmangin tarifat 145% të vendosura nga Presidenti Trump ndaj mallrave kineze. Llogari në këtë rrjet social si p.sh ‘’rosie.sportswear’’ pretendojnë se shesin produkte luksoze me çmime qesharake. Në një video që u fshi më pas, një burrë para një muri me çanta që ngjajnë si Birkin, thoshte: “Blini direkt nga ne. Nuk do ta besoni çmimin.” Ndërkohë, aplikacionet si DHgate dhe Taobao kanë hyrë në top-listat e shkarkimeve në SHBA.

Por ekspertët paralajmërojnë: këta nuk janë furnitorët e vërtetë të markave si Lululemon apo  Chanel. Fabrikat që prodhojnë për markat e mëdha janë nën kontrata konfidenciale dhe nuk lejojnë shitje publike. Produktet që shfaqen në TikTok janë, në shumicën e rasteve, imitime cilësore, por të rrezikshme për konsumatorin.

Lululemon ka mohuar çdo lidhje me videot dhe fabrikat e përmendura në TikTok, duke paralajmëruar për falsifikime dhe mashtrime.

Lexo edhe: Alarm nga Frankfurti: Banka Qendrore ul normën bazë, tensionet me SHBA trazojnë tregjet

Sipas ekspertëve, zinxhirët e furnizimit janë të errët dhe shumë produkte “Made in Italy” përmbajnë pjesë të prodhuara në Kinë. Por mungesa e garancisë dhe standardeve të sigurisë, e bashkuar me ndikimin mjedisor të transportit global të këtyre produkteve, e bëjnë këtë dukuri alarmante.

“Po të ndalonte Kina prodhimin, dyqanet tona do ishin bosh,” – thotë një profesore nga Londra.
Ndërkohë, komentet në TikTok thërrasin me ironi: “Kështu bëhet një luftë tregtare.”

 

Burimi: CNN/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0