Set 3 libra, – nje model suksesi sipas nje biznesi
L2,800.00 L2,520.00
Ky set me tre libra vijnë enkas bashkë si një model drejt suksesit për sipërmarrjet shqiptare, bazuar mbi përvojat dhe komunikimin që ka përzgjedhur të bëjë me publikun Agna Group dhe presidenti i saj, z. Vasil Naçi. Nuk janë modele të mendjeve të shquara të botës, por janë këshilla dhe parime konkrete që gjenden në tre botimet e Agna Leadership Academy: “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses” “Është rruga jonë, rruga e suksesit në Agna Group”
Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme. Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.
Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.
Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.
Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.
Vlerësime & Komente
Ende pa komente.