Prodhuesit "Made in Albania" tashmë nën një logo të vetme, “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” - Business Magazine Albania

Prodhuesit “Made in Albania” tashmë nën një logo të vetme, “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”


Prodhues të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë janë grupuar nën një logo të vetme, të quajtur “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” (BPSH) organizatë që synon të krijojë një database të qartë të të gjithë prodhuesve në mbarë vendin, të jetë një zë i fortë që do të adresojë shqetësimet ndaj qeverive përkatëse, si dhe do të synojë rritjen e shkëmbimeve mes këtyre vendeve, duke qenë më konkurrues në tregjet Europiane.

Organizata dhe shoqëri që operojnë në sektorin e prodhimeve bujqësore, agro dhe industri ushqimore e me gjerë të markës “Made in Albania”, anëtare të  BPSH-s, shprehen se duke qenë të bashkuar mund të mendojnë që do të jenë më të fortë dhe të jenë një zë i fuqishëm në tregjet e huaja me markën shqiptare.

Pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të organizatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar” mbrëmjen e së hënës, ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili i kërkoi sipërmarrjeve të bashkëpunojnë me qeverinë për realizimin e reformave që do të reduktojnë burokracitë në veprimtarinë e tyre.

Ndër qëllimet e Organizatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar”,  është t’i shërbejë të gjithë sektorit të prodhimit vendas nëpërmjet informimit të vazhdueshëm, mbështetjes në forma të ligjshme të sektorit të prodhimit, nxitjes së prodhimit vendas duke e kthyer në motorr zhvillimi për ekonominë shqiptare si dhe promovimi i markës “Made in Albania”.

burimi: javanews.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0