Prodhuesit e birrës në Bosnje mirëpriten nga tregu - Business Magazine Albania

Prodhuesit e birrës në Bosnje mirëpriten nga tregu


Birraritë që e prodhojnë vetë birrën po lulëzojnë kudo në Bosnje, pavarësisht përmasave të vogla të tregut dhe mungesës së kulturës së prodhimit tradicional të birrës.Që nga viti 2014, disa birrari të vogla janë hapur në qytetet boshnjake përfshirë Sarajevën, Vogoscan, Banja Lukan, Mostarin, Dobojin, Livnon dhe Siroki Brijeg.

“Gjithçka filloi rreth pesë vite më parë me një postim të thjeshtë në një forum boshnjak ku jepeshin udhëzime si të prodhosh vetë birrë,” kujton Mirza Nalo, që hapi një birrari të vogël në Sarajevë, të quajtur Brko. “Ky ishte fillimi i të gjithë lëvizjes së prodhimit të birrës në këtë vend,” thotë ai, duke theksuar se ky aktivitet ishte i pazakontë për Bosnjen.

“Bosnja është një vend i rakisë, më shumë se një vend i birrës,” thotë Mirza. “Pas luftës 1992-1995 kur fillova të udhëtoj jashtë, nuk e dija se mund të bëheshin shumë lloje birrash, për mua ishte si të zbuloje një botë krejt të re”.

Pavarësisht stanjacionit të raportuar në industrinë e birrës në vend në vitet e fundit dhe pavarësisht detyrimit për të imponuar shumicën e materialeve dhe pajisjeve bazë, prodhuesit vendas të birrës formuan shpejt një komunitet aktiv të mbledhur rreth një forumi specifik dhe organizuan panairet e para dedikuar aktivitetit të tyre.

Ajo që filloi si një lëvizje e vogël dhe amatore, tani po kthehet në një biznes lulëzues. Arman Galiçiç, pronar i birrarisë Brew Pub, që u hap në Sarajevë në 2014, thotë se kërkesa është aq e lartë saqë birraria e tij nuk e përmbush dot.

“Njerëzit po na kërkojnë ta çojmë birrën tonë në qytete të tjera si Banja Luka, Tuzla ose Mostari, por ne nuk kemi kapacitet për t’i shpërndarë produktet tona në të gjithë Bosnjen,” tha Galiçiç. Ndërsa prodhuesit e vegjël të birrës në Bosnjë mbështeten kryesisht te lidhjet direkte me baret dhe restorantet për të shitur prodhimet e tyre, Brew Pub pati sukses në arritjen e një marrëveshjeje me një zinxhir shpërndarjeje për të shitur një nga produktet e veta, birrën Sefte, në supermarketet e Sarajevës.

“Ne donim të shisnim të njëjtën lloj birre që shitet kryesisht në Bosnje, por të tregonim se mund ta bënim në një stil të ndryshëm,” shpjegoi Galiçiç. Aktualisht, tregu duket shumë premtues, pohojnë prodhuesit. “Çdo ditë, marr shumë mesazhe nga njerëz që më pyesin se ku mund ta blejnë birrën time,” shpjegon Zinaid Derakoviç, themelues i birrarisë Castrum me bazë në Doboj.

Pas përpjekjes për të pasur një prodhim të vetin, Zinaid hoqi dorë nga puna e vjetër për t’iu dedikuar krejtësisht këtij aktiviteti. Sot, ai prodhon rreth 1500 litra birrë në muaj, që i shet rregullisht në pubet e Sarajevës, Mostarit dhe Dobojit. “Duket se boshnjakët duan të provojnë diçka ndryshe, por askush nuk i ofron atyre diçka ndryshe,” argumenton ai.

Megjithëse e ardhmja duket e ndritur për bizneset, më shumë duhet bërë për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e saj, thotë Vlado Mandiç, i cili krijoi birrarinë me pakicë Lovac në Siroki Brijeg në 2013.
“Legjislacioni i birrës duhet të rregullohet për birraritë e vogla sepse prodhuesit e vegjël aktualisht duhet të paguajnë të njëjtat tarifa dhe taksa si birraritë e mëdha, gjë që nuk është normale,” thekson Mandiç. Ai gjithashtu thotë se një pjesë e madhe e punës së tyre në të ardhmen do të jetë e përqendruar te nxitja e birrave të prodhuara me kujdes dhe te edukimi i klientëve të mundshëm në Bosnje.

“Tregu i birrës në Bosnje është plot prodhues industrialë të birrave dhe të gjitha ato kanë të njëjtën shije. Ndërsa birra e prodhuar vetë në sasi të pakëta është zakonisht më e shtrenjtë se ato industrialet, ne duhet të kontaktojmë me klientët e mundshëm dhe t’i shpjegojmë atyre se si funksionon prodhimi ynë,” përfundoi ai.

Burimi: Shkruar nga Rodolfo Toe dhe publikuar në reporter.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0