Shqipëria ka makinën e parë të blinduar, të prodhuar në vendin tonë dhe nga një kompani shqiptare. Ajo mban emrin “Shota” dhe do të prezantohet në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris, javën e ardhshme.
Makina është dizenjuar nga shqiptari Grigor Andoni dhe bërë realitet nga kompania “TIMAK” e drejtuar nga Arjeta Puca.
Vajzat e kompanisë së saj e kanë ndërtuar blindin e parë “Made in Albania” për 3 muaj, duke ngjallur interes të madh nga shtete të huaja për mjete të tjera të së njëjtës natyrë, apo dhe ambulanca, zjarrfikëset e produkte të tjera sipas nevojave.
Siç shihet dhe nga këto pamje të “Shotës”, ajo ka një dizajn shumë të veçantë, me një turi tepër dinamik që mban të gdhendur me krenari emrin shqiptar.
Timak”, e cila që eksporton makina në 20 shtete të botës, në prezantimin e prototipit në një video në Facebook, bëri të ditur se emri i kësaj makine do të jetë “Shota”.
“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare “SHOTA”, mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, bëri të ditur kjo kompani
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.