Prodhimi i energjisë me erë. Rikthehen projektet në Karaburun

Prodhimi i energjisë me erë. Rikthehen projektet në Karaburun


Dy shoqëri, “EURUS” Sh.P.K. dhe “WF ENERGY” Sh.P.K. kanë dërguar kërkesa në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku shprehin interesin për të ngritur impiant eolik në Shqipëri.

Është një projekt i përbashkët pasi zona e impiantit, kapaciteti i instaluar dhe vlera e investimit është e njëjtë për të dyja aplikimet.

Zona e konsideruar e përshtatshme nga investitorët për vendosjen e turbinave të erës është një sipërfaqe 450 mijë metra katrorë në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Më parë këto impiante janë kundërshtuar nga ambientalistët, të cilët akuzojnë se dëmtohet fauna.

Kapaciteti i instaluar propozohet të jetë 10 MW, pesë herë më e lartë se aplikimet pwr HEC-e dhe impiante diellore (prej 2 MW).

Vlera e investimit llogaritet në 20.83 milionë euro gati 10-fishi i kostos së një impianti fotovoltaik.

Impiantet eolike shfaqin vlera më të larta investimi në krahasim me impiantet diellore për të njëjtin kapacitet të instaluar. Po ashtu, centralet e erës kërkojnë një sipërfaqe më të madhe dhe janë shpesh të zhurmshëm. Por, pas investimit, era ka një kosto më të ulët për prodhimin e energjisë (Greqi 96 euro/MWh, Kroaci 98 euro/MWh), krahasuar me diellin (Greqi 120 euro/MWh, Kroaci 185 euro/MWh)

Qeveria shqiptare përmes skemës për burime të rinovueshme mbështet dhe garanton për investitorët e impianteve fotovoltaike një çmim prej 100 euro/MWh, ndërsa për ata të impianteve eolike një çmim prej 76 euro/MWh.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0