ProCredit certifikohet me standardin e menaxhimit mjedisor ISO 14001:2015 - Business Magazine Albania

ProCredit certifikohet me standardin e menaxhimit mjedisor ISO 14001:2015


Banka ProCredit çertifikohet me standardin ISO 14001:2015, standard i njohur ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimit Mjedisor. Kjo çertifikatë është lëshuar nga kompania “TÜV AUSTRIA ALBANIA”.

Në aktivitetet e biznesit, ProCredit Bank kujdeset që aktivitetet e saj të jenë të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin duke e mbrojtur atë dhe duke parandaluar ndotjen.

Në sajë të ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të punonjësve të bankës, implementimit të standardeve mjedisore në procese të ndryshme si dhe investimeve të vazhdueshme efiçente të bankës në godinat e saj të biznesit, ProCredit Bank ka përmirësuar performancën e saj mjedisore duke reduktuar dhe konsumin total të energjisë dhe burimeve të tjera.

Kështu, gjatë vitit 2016, banka ka reduktuar në vlerë absolute konsumin e energjisë elektrike me 12%, konsumin e letrës së printuar me 21%, konsumin e karburantit të përdorur për transport me 17% si dhe sasinë totale të emetimeve të dioksidit të karbonit me 15%.

Përveç ndikimit direkt në mjedis, banka përkujdeset edhe për ndikimin indirekt në mjedis të klientëve duke i këshilluar dhe përkrahur në përmirësimin e standardeve mjedisore.

Tashmë, kjo analizë mjedisore dhe sociale është pjesë e pandashme e vlerësimit të klientëve të biznesit, që ndërlidhet me financimin e investimeve eko që shërbejnë për përmirësimin e performancës mjedisore të klientëve.

Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive e ProCredit Bank Shqipëri u shpreh: “Çertifikata ISO 14001:2015 rikonfirmon angazhimin e bankës ProCredit për krijimin dhe implementimin e një sistemi të plotë për menaxhimin mjedisor, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky çertifikim nga një kompani e jashtme, e pavarur, thekson faktin që banka jo vetëm ka implementuar plotësisht këtë sistem, por vlerëson edhe përpjekjet e stafit tonë për përmirësimin e performancës mjedisore të bankës dhe promovimin e përqasjes mjedisore tek klientët dhe tek shoqëria në përgjithësi”.

Që nga viti 2009, banka ProCredit ka financuar mbi 40 milionë euro projekte përmes kredive eko, që kanë pasur për qëllim investime në efiçencë të energjisë, energji të rinovueshme dhe investimeve të tjera “miqësore me mjedisin”.

Banka ProCredit do të vazhdojë të investojë në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor ndaj punonjësve të vet, klientëve, publikut të gjerë, si dhe përkrahjen e iniciativave qytetare në ruajtjen e mjedisit.

Burimi: oranews.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0