Proçesorët Exynos të Samsung janë përzgjedhur për të Revolucionarizuar Gjeneratën e Ardhshme të Infotainment Brenda Makinave Audi - Business Magazine Albania

Proçesorët Exynos të Samsung janë përzgjedhur për të Revolucionarizuar Gjeneratën e Ardhshme të Infotainment Brenda Makinave Audi


Audi PSCP nisi në vitin 2010 për të implementuar sa më shpejt teknologjitë e fundit që përmbushin standartet e tij më të larta të fuqisë, performancës dhe cilësisë për automjetet. Si një partner kyç, Samsung do të mundësojë proçesorët e tij më të kërkuar Exynos për gjeneratën e ardhshme të sistemit IVI tek Audi.

“Me proçesorët Exynos, Samsung ka provuar leadeshipin e teknologjisë së tij në përformancë, besueshmëri dhe zgjidhje innovative paketimi,” tha Alfons Pfaller, Kreu i Zhvillimit të Infotainment të Audit. “Përmes PSCP, Samsung dhe Audi do të punojnë së bashku për të sjellë eksperiencën më të mirë infotaiment brenda makinës me nivelin e cilësisë së automjeteve që pritet nga marka Audi.”

“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e avancimit të shpejtë të teknologjisë së automobilave,” tha Charlie Bae, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shitjeve dhe Marketingut, Sistemi LSI Bisness në Samsung Electronics. “Samsung është plotësisht i dedikuar për të dhënë zgjidhje të fuqishme dhe të besueshme në shkallë të lartë përformance për Audin për nivelin pasardhës të kënaqësisë së drejtimit të makinës.”

Me një Sistem Operues (SO) të shumëfishtë dhe mbështetje multi-ekran, proçesorët më të kërkuar Exynos mund të operojnë në katër fusha dhe ekrane të ndryshëm të vendosura në makinë në të njëjtën kohë. Informatika e fuqishme edhe përformanca e përpunimit grafik të proçesorëve Exynos ofron një lidhje të lartë grafike në ekrane për një angazhim më të thellë të përdoruesit.

Që nga viti 2010, proçesorët Exynos të Samsung kanë siguruar pajisjet inteligjente me përformancën më të lartë duke filluar nga telefonat e mençur dhe laptopët për sistemin e navigimit, duke siguruar eksperiencën më të fundit për përdoruesit. Përmes adoptimit të teknologjisë së përparuar dhe optimizimin për automjetet, Samsung është angazhuar që të sjellë performancën më të lartë për një eksperiencë më të sigurt dhe më të këndshme të drejtimit të makinës.

Për më shumë infromacion rreth produkteve Exynos të Samsung, ju lutem vizitoni www.samsung.com/exynos

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0