Problemi i pazgjidhur i matematikës që mund të vlejë 1 miliard dollarë - Business Magazine Albania

Problemi i pazgjidhur i matematikës që mund të vlejë 1 miliard dollarë

Problemi i pazgjidhur

Askush në Tokë nuk di të deshifrojë një nga algoritmet më të njohura kompjuterike. Ju mund të fitoni miliarda dollarë nëse do të zgjidhnit këtë problem matematikor, i cili llogaritet me qindra herë në sekondë në garën për krijimin e Bitcoin. SHA256 ka disa veti mahnitëse, është i dobishëm për nënshkrime dixhitale, kriptografi, autentifikim dhe është një pjesë qendrore e protokollit Bitcoin.

Bitcoin dhe kriptovolutat e tjera mbështeten në funksione hash një-drejtimore si algoritmi SHA-256 për të siguruar blockchain ku mbahen të gjitha transaksionet.

Në këtë video, shpjegohen disa nga idetë e mëdha për këtë funksion. Kriptomonedhat e tjera përdorin ide të ngjashme.

/webducation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0