Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati për Pallatin e Kongreseve - Business Magazine Albania

Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati për Pallatin e Kongreseve

Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt.

Projekti që bën pjesë në nismën e qeverisë për të zhvilluar me privatin disa prona shtetërore kërkon të tërheqë pranë vetes investitorë që pas paraqitjes së projektit dhe shpalljes fitues të garantojnë edhe financiarisht zhvillimin e tij ndërkohë që shteti të marrë pas pjesën takuese.

Lidhur me pallatin e Kongreseve gara parashikohet të ketë dy faza ndërkohë që kushti i bazë për ofertat është që të ofrojnë jo më pak se 45 për qind të sipërfaqes totale të zhvillimit të objektit multifunksional në pronën e Korporatës pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Sipas Korporatës për objektin multifunksional në pronën e saj pranë Pallatit të Kongreseve, sipërfaqja maksimale për t’u projektuar dhe zhvilluar është 50,000 metra katrorë.

“Ky konkurrim përfshin konkursin e projektimit për dy objekte të ndryshme: Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve dhe objektin multifunksional (pranë Pallatit të Kongreseve). Së bashku, këto dy objekte përfaqësojnë një mundësi unike për të krijuar vepra arkitekturore me vlerë të lartë shoqërore dhe rëndësi urbane, duke përforcuar rolin e Tiranës si një qytet i kujdesit, inovacionit dhe rritjes” thuhet në dokumentet e procedurës.

Sipas Korporatës përveç ndërhyrjes tek Pallati i Kongreseve objektivi i dytë i projektimit është ndërtimi i një godine të re me përdorim të përzier, në pronën për sipërmarrje, në kufi me Pallatin e Kongreseve.

Lexo edhe: Davos – Rendi i ri ekonomik, mision apo iluzion?

“Dy strukturat duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, secila me identitetin dhe qëllimin e vet të veçantë, por duke ruajtur harmoni si në aspektin arkitektonik ashtu edhe në atë funksional. Ky zhvillim i ri duhet të pasurojë zonën përreth dhe të shërbejë si një qendër e re, e gjallë, e shumëllojshme dhe dinamike brenda kryeqytetit të Tiranës” thuhet në dokument.

Pse zhvillimi me privatin nuk ka pasur sukses

Deri më tani qeveria ka tentuar disa herë të hyjë në partneritete me privatin për të zhvilluar pronën shtetërore por finalizimi i kontratave ka qenë modës në raport me numrin e procedurave të çelura.

Void Tower që parashikonte ndërtimin e një objekti shumëkatësh në Bulevardin “Zhan d‘Ark në këmbim të ndërtimit të kompleksit Governativ dështoi gjatë negociatave me fituesin e parë dhe kaloi tek kompania e dytë.

Lift Tower një projekt që përfshin një shumëkatësh tek Inxhinieria e Ndërtimit nuk u finalizua asnjëherë me sukses pavarësisht shpalljes disa herë.

Po kështu janë një seri procedurash të tjera që mbeten pezull si stadiumet ne disa qytete apo projekte te veçantë te lidhura me institucione si Biblioteka e re. Nën zë kompanitë që kanë shfaqur interes dhe janë tërhequr në disa prej garave duket se shohin si problem qasjen për sipërfaqen minimale që kërkon Korporata që është mbi 45 për qind ndërkohë që risku i financimit dhe gjithë elementët e tjerë i lihen zhvilluesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0