Meta pritet që së shpejti ta lançojë në web versionin e platformës së saj të re të rrjeteve sociale Threads, duke shpresuar që të fitojë avantazh ndaj X – ish-Twitter – pasi numri i përdoruesve të saj filloi të bie.
Versioni i shumëpritur i web-it do ta bëjë Threads më të dobishëm për përdoruesit e fuqishëm si markat, llogaritë e kompanive, reklamuesit dhe gazetarët.
Meta nuk dha ndonjë datë rreth lansimit, por Adam Mosseri, kreu i Instagram, tha se kjo mund të ndodhë së shpejti.

“Jemi afër lancimit të versionit web”, shkroi Mosseri në një postim në Threads të premten.
Ndërsa duke u bazuar në një raport të Wall Street Journal, lansimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave.Threads, e cila u lansua si një aplikacion në Android dhe iOS me 5 korrik dhe mblodhi 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditë, pati një rënie të popullaritetit teksa përdoruesit iu rikthyen platformës X pas një nxitimi në provimin e ofertës së re të Meta-s.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto