Prezantohet Rover Mars 2020 - Business Magazine Albania

Prezantohet Rover Mars 2020


Roveri Mars 2020, i cili do të niset drejt planetit të kuq në 2021, do të kërkojë gjurmë të jetës së hershme atje, por do të hapë edhe rrugën për misione njerëzore. Deklaratën e bënë shkencëtarët e NASA-s ndërsa prezantuan këtë mjet.

Roveri është ndërtuar në një dhomë të madhe, sterile, në laboratorin jet propulsion në Pasadena, afër Los Angelos. Pajisjet u testuan me sukses në fund të dhjetorit.

Roveri u prezantua para gazetarëve të ftuar në një ceremoni dhe pritet të lërë tokën në korrik 2020 nga Cape Canaveral në Florida. Ai është i pesti Rover amerikan që do të ulet në Mars. I projektuar të kërkojë shenja jete, ai është i pajisur edhe me një seri instrumentash që do të ndihmojnë në kuptimin e përmbajtjes gjeologjike dhe kimike të sipërfaqes së Marsit.

Roveri është i pajisur me 23 kamera, dy ‘veshë’ që do ta lejojnë atë të dëgjojë erërat marsiane si edhe lazera të përdorur për analiza kimike. Nisur nga përmasat e një makine, Roveri është i pajisur me gjashtë rrota, si paraardhësi i tij Curiosity, që i lejon të udhëtojë edhe në terrene shkëmbore. Shpejtësia nuk është prioritet për shkencëtarët e Nasas. Ndërsa lëvizja e mjetit do të ushqehet nga një reaktor bërthamor në miniaturë.

Ai ka edhe krahë, me të cilët mund të gërmojë dhe të kapë kampionë në vende që shkencëtarët do ti identifikojnë si të përshtatshme për jetë.

Space

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0