Prezantohet kompjuteri me i vogel tablete ne Windows 8 - Business Magazine Albania

Prezantohet kompjuteri me i vogel tablete ne Windows 8


Kompania “Acer” ka prezantuar kompjuterin tablete “Acer Iconia W3”. Fale ekranit te vet 8.1 inc me rezolucion 1280×800 pixel aparati u be kompjuteri tablete me i vogel nen menaxhimin e Windows 8.
 
“Iconia W3” peshon 540 gram dhe ka nje trashesi prej 1.35 cm. Kompjuteri tablete mund te shnderrohet ne nje laptop duke lidhur me te tastieren. Ajo nuk eshte e perfshire ne kompletin e pajisjes dhe shitet si nje aksesor suplementar.
 
Kompjuteri tablete eshte i pajisur me nje procesor dual-core “Intel Z2760”, me 2 kamera 2 megapixel, me modulin e Bluetooth-it dhe hyrjet mikro-USB dhe mikro-HDMI. Bateria e aparatit mban deri ne 8 ore.
 
Kompjuteri tablete “Iconia W3” do te dale ne shitje ne qershor dhe do te kushtoje 329 €.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0