Prezantohen kartëmonedhat e reja, hynë me 30 qershor - Business Magazine Albania

Prezantohen kartëmonedhat e reja, hynë me 30 qershor

Banka e Shqipërisë prezantoi gjatë ditës së martë prerjet e reja të kartëmonedhës 1.000 lekë dhe për herë të parë atë të 10.000 lekëve. Ato do të hynë në qarkullim legjitimisht më datë 30 qershor 2021. Guvernatori i Bankës, Gent Sejko tha në ceremoninë  e prezantimit se kartëmonedha 10.000 lekëshe doli si nevojë e tregut  për të dhe vetë ekonomisë.

Numizmatika e kartëmonedhës së re është figura e Asdrenit, autorit të Himnit kombëtar të Shqipërisë. “Ekzistenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e në punën tonë për të administruar stokun e parasë dhe për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut për para. Duke parë cilësinë e këtyre kartëmonedhave, mund të themi me besim të plotë se puna e bërë për realizimin e tyre ka qenë mjaft e vlefshme. Në emër të Bankës së Shqipërisë, falënderoj ata që kanë ndihmuar për realizimin e këtyre kartëmonedhave. Dëshiroj të vlerësoj edhe kontributin e shumë akademikëve, historianëve, albanologëve, historianeve dhe ekspertëve të kompanive të njohura në botë në fushën e prodhimit të kartëmonedhave”, tha Sejko.

Kartëmonedhat e reja duhet të dilnin në qarkullim në fund të vitit 2020, por BSH e shtyu për në qershor të vitit momental. Vitet e fundit BSH-ja ka përmirësuar mekanizmat e prodhimit të kartëmonedhave, në siguri dhe më rezistente ndaj dëmtimeve apo agjentëve atmosferikë.

“Pavarësisht zhvillimit të mjeteve të tjera të pagesës, si p.sh. ato elektronike, paraja në qarkullim vijon të ketë ndër vite një trend rritës, i cili pasqyron kërkesën e vazhdueshme të ekonomisë për para fizike si mjet pagese. Banka e Shqipërisë planifikon me kujdes për të garantuar plotësimin e kësaj kërkese të tregut, si në situata normale ashtu edhe në ato jotipike. Edhe situata më e fundit e pandemisë COVID-19, është një shembull konkret në këtë drejtim. Gjatë kësaj periudhe, ka rezultuar një rritje shtesë e kërkesës së ekonomisë për para fizike. Kështu gjatë vitit 2020, paraja në qarkullim është rritur me rreth 52 miliardë lekë ose rreth 3 herë më shumë se rritja e shënuar gjatë vitit 2019. Gjithashtu, edhe në 5 muajt e parë të vitit 2021 është shënuar një rritje prej rreth 10 miliardë lekësh. Plotësimi i kërkesës së tregut për para fizike është mbështetur nëpërmjet sigurimit dhe planifikimit të stokut të mjaftueshëm të parasë në Bankën e Shqipërisë, e cili jep siguri jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.”

Shqiptarët, mbështetur në statistika të BSH-së dhe biznese të ndryshme, janë konservatorë të parasë së thatë. Në fund të vitit 2020, në Shqipëri qarkullonin 156 milionë kartëmonedha në lekë, që përktheheshin në 350 miliardë lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0