Ka dy argumenta të parashtruar nga Presidenti Ilir Meta, për rikthimin e ligjit në Kuvend:
- Rezulton se nisma legjislative është shqyrtuar vetëm nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk ka depozituar informacion shkresor në Komision për këtë projektligj.
- Konstatohen dy dispozita problematike: neni 9 dhe neni 11. Sipas Presidencës, të dy këto nene nuk janë në përputhje me parashikimet e Kushtetutës dhe krijojnë një trajtim jo të barabartë të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe të biznesit.
Presidenca vëren se, “sipas ligjit nr. 94/2018, dy dispozita të tij (neni 2 dhe 8), trajtojnë të gjithë aksionerët më një normë tatimi mbi dividendin 8% për vitin 2018 e në vazhdim, ndërkohë që, sipas nenit 9 të ligjit, padrejtësisht përjashtohen nga ky lehtësim aksionerët, të cilët e kanë shpërndarë dividendin e viteve 2017 dhe më parë. Në këtë mënyrë, krijohet pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%, ndërkohë që me hyrjen në fuqi të nenit 9 të ligjit të miratuar, aksionerët të cilët nuk e kanë shpërndarë dividendin deri në 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke aplikuar një tatim fitimi prej 8%.”
Lexo njoftimin e plotë Këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto