Presidenti amerikan mendon se pandemia ka përfunduar - Business Magazine Albania

Presidenti amerikan mendon se pandemia ka përfunduar

taksat për të pasurit

Pandemia e koronavirusit, sipas presidentit amerikan Joe Biden, ka përfunduar. Në një intervistë për emisionin “60 Minutes”, të televizionit CBS, shefi i Shtëpisë së Bardhë pohoi se ka ende probleme me koronavirusin që gjunjëzoi botën për tre vjet. Ne jemi duke punuar shumë në luftën ndaj këtij virusi, por pandemia në vetevete ka përfunduar”, deklaroi presidenti 79-vjeçar.

“Po ta shikoni, askush nuk mban më maska. Njerëzit duken në formë të mirë. Mendoj se gjërat po ndryshojnë dhe ky është shembulli i përsosur i asaj që po ndodh.” – shprehet Biden.

Deklarata befasuese vjen në një kohë kur pasojat e pandemisë në SHBA janë tkurrur ndjeshëm që nga koha kur vdisnin 3000 amerikanë në ditë. Megjithatë, sipas qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve atje ende humbin jetën cdo ditë 400 persona nga Covidi. Të tilla pohime mund të shkaktojnë trazira edhe brenda vetë administratës së Bidenit.

Lexo edhe: OBSH: Fundi i pandemisë afër. Koha t’i japim goditjen finale

Vetëm pak javë më parë, qeveria amerikane i kërkoi Kongresit amerikan miliarda dollarë shtesë për të luftuar pandeminë, në mënyrë që të mund të vazhdojë të ofrojë teste dhe vaksinime, gjatë një vale të mundshme të Coronës në vjeshtë. Vetë presidenti rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit në korrik të këtij viti dhe u trajtua me ilaçin kundër COVID-it, Paxlovid.

Në fund të gushtit, gruaja e tij Jill u infektua po ashtu me këtë virus dhe mori të njëjtën mjekim.. Autoritetet amerikane kanë lejuar së fundmi përdorimin e dy vaksinave të përshtatura kundër variantit Omicron. Të dy preparatet janë të ashtuquajturat vaksina bivalente mRNA nga kompanitë BioNTech/Pfizer dhe Moderna.

CBS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0