Një anketim që zhvillohet periodikisht nga Banka e Shqipërisë vëren se rreth një e treta e popullsisë në vend ka vazhdimisht një hua për të paguar.
Nga anketimet e këtij viti rezulton se 28% e familjeve kanë hua për të paguar. Borxhi i tyre zë 10-30% të të ardhurave familjare dhe kushtet për ta paguar kanë mbetur të njëjta për më shumë se gjysmën e borxhlinve dhe janë përkeqësuar ndaj një viti më parë për pjesën tjetër.
Edhe pritshmëritë e tyre për aftësitë e pagesës në gjashtë muajt e ardhshëm janë të njëjta. Rreth tre të katërtat e familjeve me borxhe nuk presin përmirësim, ndërsa pjesa tjetër parashikojnë përkeqësim të gjendjes së tyre financiare.
Lexo: Shqiptarët, gjithnjë në përpjekje për të paguar kredinë në kohë
Një fakt pozitiv që theksohet në rezultatet e anketës është rritje e huasë nga burime formale krahasuar me një vit më parë. Kredia në lekë kryeson në nivele të larta, 84% e totalit të kredisë, ndërsa pjesa e mbetur është marrë në euro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto