Prania e bizneseve sllovene në Kosovë vlerësohet si pozitive - Business Magazine Albania

Prania e bizneseve sllovene në Kosovë vlerësohet si pozitive


Përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme Komisionit dhe atij për Integrime Evropiane, kanë pritur në takim drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tomazh Lovrençiç, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve dhe përvojat sllovene në procesin e integrimeve evropiane.

Deputeti Elmi Reçica, i cili e ka drejtuar takimin, ka falënderuar shtetin slloven për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, duke u shprehur i bindur se institucionet e larta të Sllovenisë do të avokojnë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e mbetura të BE-së dhe për anëtarësimin e vendit tonë në institucione ndërkombëtare.

Njomza Emini, ndërkaq, i ka vlerësuar shumë të rëndësishme përvojat sllovene në procesin e integrimeve evropiane, duke kërkuar që Kosova të ndihmohet në këtë rrugëtim evropian të saj, sidomos për sa i përket liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së për qytetarët tanë.

Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të jashtme të Sllovenisë, Tomazh Lovrençiq, duke i vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ua ka bërë të ditur se është i interesuar që të dijë më shumë për zhvillimet në Kosovë, sidomos për atë se çka ka bërë dhe po bëjnë institucionet e vendit tonë për emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit.

Ai i ka vlerësuar pozitive praninë e bizneseve sllovene në Kosovë dhe investimet ekonomike në rritje të vendit të tij këtu.

Burimi: gazetaekonomia.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0