PowerUP - Program për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et inovative në Ballkanin Perëndimor

PowerUP – Program për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et inovative në Ballkanin Perëndimor

PowerUP

 Përshtatni modelin tuaj të biznesit, ndërtoni rezistencë ndaj COVID-19 dhe zgjeroni praninë tuaj në treg!

A jeni një firmë inovative që kërkoni mënyra të reja për tërheqjen e klientëve ose përshtatjen e modelit tuaj të biznesit për ta bërë atë më të qëndrueshëm ndaj pandemisë COVID-19? A po mendoni për financim të jashtëm, apo dëshironi ta bëni firmën tuaj më tërheqëse për investitorët?

Programi PowerUP do t’ju ndihmojë ta bëni këtë, duke ju siguruar gjithashtu një shans për t’u lidhur me kompani të tjera, investitorë, sipërmarrës të suksesshëm dhe përfaqësues të korporatave.

Banka Botërore, nën programin e saj PowerUP: Ndërtimi i Kapaciteteve për firmat në fazat e hershme në Ballkanin Perëndimor po fillon një program të dedikuar për më shumë se 200 kompani të financuara nga Bashkimi Evropian nën Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF) dhe zbatuar me mbështetjen e firmës globale të konsulencës Deloitte.

PowerUP është një program falas i krijuar për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et që kërkojnë mënyra të reja për të tërhequr klientë, për të përshtatur modelet e tyre të biznesit dhe që janë potencialisht të interesuar për investime të jashtme. Të gjitha kompanitë e zgjedhura pjesëmarrëse do të marrin mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve dhe paketën e trajnimit që synon të mbështesë perspektivat e tyre të rritjes dhe qëndrueshmërinë ndaj COVID-19 dhe goditjeve të ngjashme të jashtme, si dhe rritjen e gatishmërisë së tyre për investime. Programi i ndërtimit të kapaciteteve do të sigurojë njohuri të vlefshme dhe do të përqendrohet në temat e klientëve dhe tregut, performancën financiare dhe atë të brendshme, markën dhe prezantimin para investitorëve potencial.

Programi synon të zgjasë nga Tetori 2020 deri në Shkurt 2021.

Rreth 100 kompani me performancën më të mirë nga Programi do të ftohen të konkurrojnë në Finalen e “PowerUP” në një vend tërheqës në Ballkanin Perëndimor në Mars 2021 dhe të shfaqin biznesin e tyre në skenë për një grup ekskluziv të ftuarish, engjëj investitorë, kapitalistë sipërmarrës, sipërmarrës me përvojë , përfaqësues të korporatave dhe mediave. Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në finale do të marrin ekspozim dhe njohje të konsiderueshme, pasi ato do të promovohen në mediat lokale dhe rajonale.

Tri prezantimet më të mira do të fitojnë Çmimin e Ekselencës së Sipërmarrjes në Ballkanin Perëndimor për kategori të ndryshme, si dhe mbështetje me nje këshillim ekskluziv për biznesin e tyre, nga ekspertë lokalë dhe rajonalë nga firma globale e konsulencës Deloitte.

Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Firmat duhet të jënë të vendosura dhe të regjistruara ligjërisht në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia);
  • Firmat duhet të jenë operative prej së paku 1 viti;
  • Firmat duhet të kenë ndërmjet 3-100 punonjës;
  • Firmat duhet të jenë inovative dhe të kenë një produkt / shërbim që gjeneron të ardhura në të paktën një nga tregjet dhe për të cilin firma po kërkon të rrisë shitjet;
  • Firmat nuk mund të angazhohen në prodhimin e alkoolit, duhanit ose armëve, ose industri të ngjashme.

Ndërmarrjet e vogla & të mesme dhe startup-et e interesuara mund të aplikojnë nëpërmjet këtij linku: http://www.deloitte.com/al/powerup

Për çdo pyetje shtesë, aplikantët mund të kontaktojnë organizatorët në CEBAPowerUpWB@deloitte.com.

Afati i fundit për aplikim është 30 shtator, 2020.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0