Posta Franceze ka filluar dërgimin e pakove me anë të Dronëve - Business Magazine Albania

Posta Franceze ka filluar dërgimin e pakove me anë të Dronëve


Postës Franceze i është dhënë drita jeshile për të filluar dërgesat e pakove përmes dronëve.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Francë dha miratimin, por kjo nuk do të thotë se qiejt francezë krejt papritmas do të pushtohen nga objekte fluturuese të paidentifikuara.

Fillimisht dronët do të mund të flutojnë në distanca deri në 9 milje një herë në javë në provincën jugore të Provence.

Testimet do të kryhen nga DPD Group, një filial ndërkombëtar i postës kombëtare franceze Groupe La Poste.

Një terminal dërgesash është zhvilluar për t’u ardhur në ndihmë fluturimit dhe uljes së dronëve. Në një testim në Shtator të 2015-tës, droni fluturoi për 8.7 milje me një pako me peshë 1.5 kilogram.

Nisma më e re e autoriteteve franceze shënon fillimin e një konkurrence të ashpër me Amazon e cila gjithashtu ka filluar testimet dhe ka bërë shpërndarjen e saj të parë me dron .

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0