Post-lufta informalitet, përmirësime ka por shtohen kërkesat nga bizneset - Business Magazine Albania

Post-lufta informalitet, përmirësime ka por shtohen kërkesat nga bizneset


Një vit pasi aksioni kundër informalitetit tensionoi marrëdhëniet mes qeverisë dhe sipërmarrjes private, biznesi thotë se lehtësirat e parashikuara në paketën e re për procedurat tatimore mund të përmirësojnë klimën e të bërit biznes.

“Këtë vit shohim me interes dhe vlerësojmë hapjen e një dialogu konkret dhe konstruktiv midis Ministrisë së Financave dhe Sipërmarrjes, për të harmonizuar me këtë projektligj disa shtesa dhe ndryshime që ne i konsiderojmë shumë të rëndësishme”, tha Ines Muçostepa, nga Unioni i Dhomave të Tregtisë.

“Tashmë edhe kur të vijnë, të japin një muaj kohë për t’u vetërregulluar. Ndaj dhe të gjitha këto gjëra e kanë larguar pak frikën te sipërmarja private”, tha Luan Bregasi, kreu i “Business Albania”.

Por sërish bizneset kanë bërë publike sugjerimet e tyre shtesë, e për herë të parë në mënyrë të unifikuar.

“Kërkojmë që gjobat për biznesin e vogël të bëhen me disa faza. Së pari njoftim këshillimi, më pas përshkallëzim gjobe në proporcion me shkeljen. Më tej për moslëshim të kuponit tatimor, gjoba të jetë 5.000 lekë për biznesin e vogël dhe 10 mijë lekë për biznesin e madh”, tha më tej Luan Bregasi.

“Ne kërkojmë që të ulemi në tryezën e bisedimeve, në mënyrë që këto propozime apo sugjerime të bëra nga sipërmarrja private t’i kalojnë me shumë kujdes dhe, pse jo, të përfshihen 100% sepse nuk kemi kërkuar asgjë të tepërt”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se paketa e re do të ketë një sërë lehtësirash proceduriale, me theks tek e drejta e bizneseve për të vetëkorrigjuar deklarimet tatimore pa u ndëshkuar, si dhe detyrimi i administratës për të lajmëruar paraprakisht biznesin për çdo kontroll.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0