Portonovi, qyteza e magjike e fundivitit pak klimetra larg nesh! - Business Magazine Albania

Portonovi, qyteza e magjike e fundivitit pak klimetra larg nesh!

Me një simetri të rrallë të natyrës, Portonovi është kthyer në një qytezë festive dhe mirëpret pushuesit për sezonin e Dimrit. Janë disa elementë të bërë bashkë të cilat të shtojnë krueshtjen dhe dëshirën që këtë fundvit festat ti kalosh në Malin e Zi, bregdeti i së cilit zor se krahasohet për nga bukuria.Atmosfera festive e ka mbështjellë tashmë Portonovin mes luksit dhe magjisë të cilat i bëjnë pushuesit të vendosin në mëdyshje nëse janë apo jo në realitet.

Natyra duket sikur të flet, deti për pak puth malin dhe sytë e çdo pushuesi fotografojnë në çdo moment peisazh të mrekullueshëm. Të paktën njëherë duhet të shkojmë në Portonovi!

Në këtë destinacion perfekt, nuk ka stinë për të bërë pushime, ato janë në çdo ditë të vitit dhe në çdo stinë. Të gjithë duam që nata e Krishtlindjes të jetë e mrekullueshme dhe ku më mirë  se në Portonovi.
Paketat? Të parezistueshme, ju mund të gjeni lehtësisht diçka që ju përshtatet.

Udhëtojmë në Portonovi!

Mali i Zi, është shumë pranë shqipërisë dhe i gjithë Itinerari të shoqëron me pamjet e shqipërisë dhe të Malit të Zi, gjatë rrugës ne kuptojmë në çfarë Rajoni të mrekullueshëm jetojmë. Natyra të flet gjatë gjithë rrugës gjuhën e dashurisë. Sapo mbërin në Malin e Zi, dallgët të përplasen në fytyrë, bregedeti lëshon një zë i cili menjeherë të tëheq. Kushdo që ka shkuar e kupton se për çfarë bëhet fjalë.

Gjatë rrugës për në Portonovi, ju nuk do arrini të kuptoni nëse po udhëtoni në vend Malor apo Detar. Ka menjëherë në vargmal, më pas një copë deti, më pas vargmal e më pas det serish.

Kush e krijoi vallë kaq të bukur natyrën në Portonovi?

Mbërrijmë në destinacion dhe mënyra se si do të priteni nëPortonovi do t’iu japë ndjesi të papërshkrueshme. Ju do të akomodoheni lehtësisht në një vend magjik i cili është ndërtuar për të të sjellë atë shije. Në këtë qytezë të bukur, ka qindra njerëz por ju do të përjetoni qetësinë absolute. Aty pushuesit kanë gjetur paqen dhe preferojnë ti dorëzohen asaj për disa ditë.

Miq, ushqim të mirë dhe pak verë!

Ky vend ka njerëz që të mirëpresin në çdo cep të tij, duke të bërë të kuptosh çfarë është mirësjellja. Në Portonovi nuk do t’iu mungojë asgjë në asnjë moment, aty stafi është gjithëkohës në shërbimin tuaj.

Pushimet dimërore janë periudha më refelektuese për njerëzit dhe më miqësore, atëherë kjo duhet të jetë zgjedhja juaj, nuk do të gjeni një vend të dytë i cili do t’iu krijojë mundësinë për të qenë njëherësh edhe me familjen, edhe me shoqërinë, në çift apo vetëm!  Të gjitha ngjyrat e gjëndjeve ju mund ti gjeni në Portonovi!

24 Orë në Portonovi!

E ndodhur në hyrje të Gjirit të Kotorrit – destinacion i mbrojtur nga UNESCO, Portonovi Marina është në vendndodhjen e përsosur, duke iu lejuar të eksploroni me lehtësi bregdetin mahnitës të Adriatikut dhe Mesdheut.

Së pari, ju nuk do dëshironi të dilni nga dhoma, luksi që të mbështjell, pamja që keni përballë dhe me siguri njeriu që ju shoqëron do të të japin atë që ke kërkuar prej kohësh.

Mëngjesi, do nisë bukur në këtë qytezë festive, do shquani rrezet e diellit mbi ankorimin e anijeve, do prekni majen e malit dhe erën që lëshon prej andej dhe do shijoni një mëngjes të harrueshëm buzë detit. Mëngjesi nuk është i zakonshëm, kuzhina në Portonovi është ndërtuar e tillë për të sjëllë pjata Mesdhetare dhe Europiane, ndërthurje shijesh dhe asgjë të zakonshme nga e cila mund të keni provuar më parë.

Mëgjesi  nuk mbaron këtu, ju mund të bëni një ecje buzë detit, mund të shijoni natyrën e vetë qytezës, mund të bisedoni me njerezit aty, mund të kuptoni më tepër rreth Portonovit dhe mund të dëgjoni muzikë të mirë.

Në mëngjes të gjithë zgjohen herët, lokalet hapen herët dhe kjo ju jep juve mundësinë të mos qëndroni në dhomë deri vonë.

Portonovi ka një karakterstikë të veçantë që ju do ta kuptoni kur të shkoni atje. Në çdo shkallë a cep të ndonjë lokali ju do të shihni, mace! Kur e pyetëm njëren prej punonjësve aty ajo na tha : “Ketu ka shumë mace, është e vërtetë që janë shumë, por ato janë tashmë pjesë e turizmit”. Njerëzit i duan macet, ato janë shumë miqësore dhe ne nuk duam që ti largojmë ato, macet japin vetëm dashuri dhe nuk të bezdisin kështuqë ato do të qëndrojnë këtu.

Dreka gjithashtu është një tjetër adrenalinë, aty njerëzit dinë vetëm ta shijojnë  momentin. Do t’iu mirëpresin me shume dashuri, në Portonovi ju nuk jeni Klientë jeni miq të atij vendi. Të gjitha restorantet do të bëjnë maksimumin për t’iu kënaqur dhe në fakt do t’ia dalin më këtë. Salla të mbushura plot me njerëz. Ushqime të përgatitura në çast nga kuzhinierët më të mirë të përzgjedhur dhe miq të mirë të cilët ju afrohen për të trokitur një gotë e për t’iu thënë njëzëri: “Mirësevini në Portonovi”.

Nëse jeni në kërkim të një restoranti ideal për të darkuar, në hotelin “One and Only” i cili ndodhet në Portonovi, ju do tëmbeteni pa fjalë nga opsinet e shumta të restoranteve të bukur që ky hotel ofron.

Pjesa e sipërme është një vend magjik dhe i madh në hapësirëi cili të jep idenë e diçkaje të pazakontë, arredimi dhe stili janëtërësisht unik! Në këto restorante, pjesë të hotelit “One and Only” nuk ofrojnë vetëm ushqimin të cilësisë së lartë , por gjithashtu ju do shijoni aty mbi të gjitha atmosferën. Pasi të keni shijuar katin e parë dhe arredimin, stilin dhe gjithçka tjetër, do të zbrisni një kat më poshtë. Aty vërtet shijohet një darke! Në tavolina nuk sheh njerëz që qëndrojnë në telefon apo të mërzitur, në tavolina ka zhurma të qeshurash dhe njerëz që shijojnë në maksimum drekën. Perpara syve tuaj ndodhet një koshpt i madh përallor i cili të nxit imagjinatën dhe çfarëmagjie ka në të vërtetë Portonovi.

Çfarë do dëshironit pas drake?

Absolutisht relaks! Ju mund ta gjeni këtë relaks lehtësisht në dhomën tuaj, por aty gjithçka është menduar ndryshe. Ju mund të shkoni të përjetoni momentet më të bukura të realksit në SPA, nuk është diçka e zakonshme pasi punonjëset aty, janë të trajnuara në vendet më të njohura për SPA dhe aty do të kuptoni përvojën më të veçantë të jetës suaj. Disa orë tëmira në SPA, do t’iu ndryshojnë tërësisht mendimin tuaj dhe gjendjen.

Jeni gati për Darkën?

Darka ka një nisje por nuk ka një mbyllje, nuk ka një orar kënaqësie edhe ju vetë do dëshironi të mos mbyllet darka!

Ju mund të zgjidhni pafund restorante dhe nuk do të keni dilemën nëse jeni duke gabuar në përzgjedhje nuk ka gabime të tilla në Portonovi. Kudo ku do të shkoni do të shijoni ambientin, ushqimin, muzikën dhe të gjithë elementët argëtues dhe mos harrojmë Verën apo çdo pije tjetër e cila tështon dozën e humorit!

Një nga ngjarjet që nuk duhet të humbisni është programi argëtues festiv dhe dekori, të cilët janë zgjedhur për të lënë mbresa dhe për t’ju dhuruar kujtime të paharrueshme. Portonovi do të jetë vendi i një magjie të veçantë, perfekt për të kaluar fundvitin dhe për të nisur Vitin e Ri me aktivitete që do t’iu shoqërojnë nga 23 dhjetori deri më 7 janar.

Më pas ju mund të përkedhelni pak veten me blerje, në brendësi të këtij resorti ka pafund butikë me veshje të jashtzakonëshme të cilat janë përgatitur nga stilistët më të njohur ndërkombëtarë.

Pasi ta keni shijuar këtë resort ju  mund të mendoni të shkoni më shpesh atje, Rezidencat në Portonovi janë të disponueshme për blerje dhe qiradhënie. Të projektuara nga arkitektë të njohur botërorë dhe të ndërtuara me materiale natyrore në stilin mesdhetar, këto prona janë ndër më të lakmuarat në Adriatik. Në kompleks gjenden rezidencat: “Marina” me akses të drejtpërdrejtë në marinë, “Sky Villas” me apartamente të bollshme dhe ballkone private në zemër të kompleksit, shtëpi private luksoze One&Only dhe “VillageResidences” rrethuar nga kopshte private.

Për më shumë informacion rreth eventeve të ardhshme, shkruani në [email protected]

Për informacione rreth akomodimit – [email protected]

Për më shumë informacion rreth rezidencave, shkruani në [email protected]

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0