Portali i Regjistrave Rajonal të Biznesit BIFIDEX fillon ofrimin e shërbimeve tregtare në muajin Maj 2021 - Business Magazine Albania

Portali i Regjistrave Rajonal të Biznesit BIFIDEX fillon ofrimin e shërbimeve tregtare në muajin Maj 2021

Bordi Drejtues i Portalit të Regjistrave Rajonal të Biznesit BIFIDEX , i cili përfaqëson regjistrat e biznesit të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Republikës Srpksa (Bosnje Hercegovinë) dhe Malit të Zi,  në muajin Maj 2021 po ofrojnë live në portal setin e parë të shërbimeve tregtare.

Si platforma e parë shumë-gjuhëshe dhe ndërvepruese e regjistrave rajonal të biznesit, BIFIDEX përfshin të dhëna dhe shërbime të kërkueshme në kohë reale për 1.5 milion kompani dhe persona juridikë dhe për mbi 2 milionë pronarë dhe administratorë.

Duke ndjekur interesin e shprehur nga përdoruesit e jashtëm, sistemi i përbashkët informatik krijon automatikisht shërbime me vlerë të shtuar. Seti fillestar i shërbimeve falas dhe shërbimeve tregtare vjen nga Serbia, Shqipëria dhe Republika e Srpska (Bosnjë dhe Hercegovinë). Kjo bazë e të dhënave përfshin 1,250,000 kompani dhe 1,700,000 individë, dhe përdoruesit do të kenë mundësi të kryejnë kërkime për kompani dhe individë, kërkime për caktimin e individëve në pozicion përkatës në kompani”. Gjithashtu, përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin shërbimin “ndjekja në kohë reale” (“watchdog”) e një kompanie ose individi, si dhe shërbimin “gjej një partner” (“find a partner”).  Më vonë, seti i shërbimeve do të përfshijë edhe profilizimin e thjeshtë dhe të plotë të kompanive, indeksin kryesor të përfomancës, subjektet e ndërlidhura, individëd e ndërlidhur, dhe krahasimin e kompanive. 

BIFIDEX gjithashtu mundëson kërkimin falas të të dhënave të 265,000 kompanive dhe 296,000 personave të regjistruara në regjistrin e biznesit të Maqedonisë së Veriut dhe do të ofrojë kërkimin falas të të dhënave për kompanitë dhe personat nga regjistri i biznesit të Malit të Zi, që nga muaji qershori 2021.

Ky sistem informatik do të vazhdojë të rritet dhe të zgjerohet për të përfshirë më shumë shërbime dhe më shumë vende në muajt në vazhdim.

Presidentja e Bordit Drejtues të BIFIDEX, që është edhe Drejtori i Përgjithshëm i  Qendrës Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë (QKB), Znj. Pranvera Fagu, shprehu mirënjohjen e saj të ngrohtë për BERZH për mbështetjen  e dhënë për krijimin e BIFIDEX, si dhe për Fondin e Mirëqeverisjes të Mbretërisë së Bashkuar (UK GGF) për financimin e zgjerimit  të BIFIDEX në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

BIFIDEX

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0