Portali E-Albania ofron lehtësi për pajisjen me liçenca të ndryshme në fushën e transportit - Business Magazine Albania

Portali E-Albania ofron lehtësi për pajisjen me liçenca të ndryshme në fushën e transportit


Për subjektet apo qytetarët që kërkojnë të pajisen me liçenca të ndryshme në fushën e transportit, portali unik qeveritar e-albania, ofron mundësi praktike që shkurtojnë kohën, kostot dhe sigurojnë transparencë.

Në portal janë aktive shërbime elektronike për 25 liçenca në fushën e transportit, përfshirë atë rrugor, kombëtar e ndërkombëtar, ajror dhe detar. Subjektet kanë mundësi të kryejnë aplikimet online, ose duke ngarkuar dokumentet origjinale të skanuara, ose duke vepruar me dokumente të nënshkruara elektronikisht për të cilat nuk ka nevojë që të dorëzohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Për t’u informuar për këto shërbime, apo për të vijuar me aplikimin, klikoni linkun.

Zgjidhni e-albania për të optimizuar punën tuaj dhe për të marrë më shpejt dhe më mirë shërbimet!

 

Burimi: E-Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0