Portali AlbaniaTech është live: Gjithçka mbi ekosistemin shqiptar të inovacionit në një platformë të vetme! - Business Magazine Albania

Portali AlbaniaTech është live: Gjithçka mbi ekosistemin shqiptar të inovacionit në një platformë të vetme!

Portali AlbaniaTech u lançua online. Ky është vetëm fillimi i misionit të AlbaniaTech, për të ofruar mbështetje në zhvillimin e ekosistemit shqiptar të teknologjisë dhe informacionit.

Për të forcuar bashkëpunimin midis palëve të interesit brenda Shqipërisë dhe për të rritur vizibilitetin e ekosistemit të startup-eve shqiptare, për sipërmarrësit dhe investitorët në të gjithë botën, EU for Innovation (BE për Inovacionin) ka mbështetur zhvillimin e portalit online Albaniatech.org, i cili do të përfaqësojë ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, në mënyrë të kuptueshme për të gjithë territorin e jashtëm dhe do të çojë në bashkëpunime të mëtejshme midis palëve të interesit. 

AlbaniaTech është platforma e parë shqiptare e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit, ku përfshihen aktorët e tij dhe shërbimet e tyre, si dhe vendi ku ndahen historitë e suksesit dhe ofrohet një vështrim i qartë mbi startup-et aktive shqiptare. 

Qëllimi i platformës është të shërbejë si një hapsirë virtuale e cila bën sëbashku komunitetin shqiptar të startup-eve, duke forcuar vazhdimisht kapacitetet për inovacion midis aktorëve të ekosistemit dhe duke krijuar marrëdhënie midis ekosistemit të inovacionit në nivel lokal dhe ndërkombëtar. 

Teksa prezantonte portalin, Gerti Boshnjaku, drejtues i portalit AlbaniaTech u shpreh: “Portali AlbaniaTech synon të bëjë sëbashku komunitetin ekzistues të teknologjisë në një platformë të vetme. Në sinkron me këtë vjen dhe objektivi për të krijuar ura lidhëse midis Shqipërisë dhe shteteve të tjera, duke ndërtuar një ambient për bizneset, institucionet dhe donatorët e kapitalit, për të gjetur njëri-tjetrin dhe për të bërë bizneset inovative shqiptare të suksesshme në tregun rajonal dhe global.”

Versioni i parë i Albaniatech përfshin:

  1. Vështrim mbi ekosistemin e AlbaniaTech (Ecosystem Overview)
  2. Informacione mbi qytetet Tech Hubs si Tirana, Korça dhe Shkodra.
  3. Zbuloni Shqipërinë: informacion mbi punësimin, jetesën, krijimin e një biznesi dhe investimin në Shqipëri.
  4. Showcases – histori suksesi të kompanive dhe organizatave shqiptare, themeluesve, diasporës dhe bashkëpunimeve në Ballkan.
  5. Lajmet më të fundit dhe eventet të cilat ndodhin në ekosistemin shqiptar të inovacionit.
  6. Akses në portalin e punësimit, në bashkëpunim me Duapune.al

Përveç faqes virtuale, portali është i pajisur me prezencë online në Facebook, Linkedin, Instagram, dhe Twitter si dhe fushata promovuese virtuale. Portali AlbaniaTech është burimi kryesor i të gjithë informacioneve mbi ekosistemin e Shqipërisë. Ai u zhvillua duke u bazuar në rekomandimet e StartupAmsterdam dhe praktikat më të mira nga TechUkraine, me mbështetjen e EU for Innovation, një projekt i implementuar nga agjensia gjermane për zhvillim GIZ, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit.

Dr. Jacqueline Jaspert, drejtuese e projektit EU for Innovation shprehet: “AlbaniaTech ka një mision, është një mjet për bashkëpunim, një mjet që forcon komunitetin e teknologjisë dhe startup-eve në Shqipëri, duke i prezantuar historitë shqiptare të suksesit të gjithë botës. Portali krijon një identitet dhe një ide të përbashkët për ato veçori që e bëjnë Shqipërinë unike.”

Krijimi dhe zhvillimi i kësaj platforme u bë i mundur falë mbështetjes së EU for Innovation dhe asistencës nga skuadra e CupolaXS Ruben Nieuwenhuis dhe Inna Stelmakh

“Shqipëria duhet të jetë krenare për potencialin për inovacion, i cili prezantohet në portalin AlbaniaTech. AlbaniaTech është prova se të gjithë palët e interesit mund të bashkohen për të kontribuar në shndërrimin e Shqipërisë në një qendër globale teknologjie.”, – tha Ruben Nieuwenhuis, këshillues për AlbaniaTech dhe ish-drejtues i StartupAmsterdam.

“AlbaniaTech u krijua si një mjet i fuqishëm për të promovuar në të gjithë botën ekosistemin inovativ shqiptar. Jini krenar për ekosistemin tuaj dhe festojeni duke u bërë pjesë e fushatës #iamalbaniatech”, – tha Inna Stelmakh, këshilluese për AlbaniaTech dhe ish-lidere e portalit TechUkraine.

Versioni 1.0 i portalit është i disponueshëm në linkun albaniatech.org. Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar të ekosistemit shqiptar janë të mirëpritur të dërgojnë informacione të cilat mungojnë në faqe. Ju lutem kontaktoni skuadrën e AlbaniaTech përmes: [email protected] ose plotësoni formën e kontaktit në faqe https://albaniatech.org/contact/.

Projekti “EU for Innovation” është bashkë-financuar nga Bashkimi Europian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) dhe implementuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ Shqipëri) si dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.

Portali AlbaniaTech është zhvilluar me mbështetjen financiare të “EU for Innovation”. Përmbajtja është në përgjegjësi të plotë të AlbaniaTech dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e EU for Innovation ose të partnerëve financues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0