Gjatë muajit maj është publikuar një lajm që fliste se do të kthehet modeli shumë i pëlqyer 928.
Entuziastët e Porsche, kanë mirëpritur lajmin për këtë model të vogël, që e kanë komentuar si një ‘Panamera bebe’.
E pasi është publikuar një fotografi, që e tregon këtë makinë të verdhë me linja shumë unike, është besuar se ajo përfundimisht do të vihet në prodhim.
Sipas të gjitha gjasave Porsche nuk do ta ktheje modelin 928.
Por Motor Trend shuan shpresat e të gjithëve, së paku për një kohë të gjatë. Kompania nuk do ta punojë modelin 928, meqenëse do të ishte konkurrencë direkte e Bentley Continental GT dhe nuk ka dëshirë t’i bëjë konkurencë një veture simotër.
Mirëpo, duke marrë parasysh heshtjen e Porsches, duket se ndonjëherë mund të kthehet ky automobil me dy dyer.
burimi: infopress
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.