Sot, në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Shtetit ka njoftuar përmes këtij postimi se një teknologji e re do të përdoret për të vëzhguar parakalimet e gabuara:
“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.
Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.
Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON
Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”
Edhe shkeljet e tjera:
1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.
Vendet ku monitorohet me dron?
Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.
Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.”
Video me rastin e evidentuar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.