Policia britanike sekuestron 264 milionë paund kriptomonedha - Business Magazine Albania

Policia britanike sekuestron 264 milionë paund kriptomonedha

Policia britanike ka sekuestruar ngarkesën rekord të kriptovalutave, me vlerë prej 294 milionë paund, dhe ka arrestuar një shtetase. Ky operacion erdhi pas një hetimi mbi pastrimin e parave, pasi grupet e krimit të organizuar, kohët e fundit po u drejtohen monedhave digjitale për të pastruar paratë e tyre të pista.

Policia e Londrës njoftoi të martën se ata kishin kapur 180 milionë paund të një kriptomonedhe akoma të pazbuluar. Kapja e tyre vjen më pak se tri javë, pasi më 24 qershor, një hetim tjetër i pastrimit të parave zbuloi shumën me vlerë 180 milionë paund në kriptomonedha.

“Ndërsa paraja cash mbetet ende mbret në botën kriminale dhe platformat digjitale zhvillohen, ne po shohim gjithnjë e më shumë kriminelë duke përdorur kriptovaluta për të pastruar paratë e tyre të pista”, tha zëvendës-ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane, Graham McNulty.

Një grua 39-vjeçare u arrestua nën akuzën e pastrimit të parave, pasi u zbulua hetimi i parë dhe po merret në pyetje për shumën 180 milionë paund. “Sekuestrimi i sotëm është një tjetër pikë referimi e rëndësishme në këtë hetim, i cili do të vazhdojë për muajt e ardhshëm. Ndërkohë ne po u afrohemi personave që janë në qendër të këtij operacioni, të dyshuar të pastrimit të parave”, tha detektivi Joe Ryan.

Ndërsa kriptovalutat janë kryesisht anonime, të përshtatshme dhe globale në vetvete, disa nga grupet më të mëdha kriminale në botë kanë hedhur bast mbi ta si një mënyrë për të pastruar para dhe për të qëndruar një hap përpara policisë, taksave dhe forcave të sigurisë.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0