Policia aksion për informalitetin në tregtinë onlinë. Arrestohen 15 persona - Business Magazine Albania

Policia aksion për informalitetin në tregtinë onlinë. Arrestohen 15 persona

Policia aksion për informalitetin në tregtinë onlinë. Arrestohen 15 persona

Policia e Shtetit ka goditur një grup njerëzish që fusnin mallra kontrabandë në vend dhe i shisnin ato në rrjete sociale.

Pesëmbëdhjetë persona kanë rënë në pranga dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi tregtonin produkte të ndryshme, të cilat ishin futur kontrabandë në vend dhe nuk jepnin faturë tatimore për shitjet e tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.

Përmes faqeve online, ata reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të  administratorëve për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Lexo edhe: Krijohet Shoqata e E-commerce-it Shqiptar

Informaliteti në sektorin e tregtisë online ka qenë një problem i vazhdueshëm, i ngritur edhe nga Shoqata e E-Commerce në vend. Valer Pinderi, themelues dhe anëtar i shoqatës është shprehur kështu në lidhje me fenomenin:

“Ky treg shfaq mundësi të jashtëzakonshme për të gjitha kompanitë që duan të punojnë në këtë treg, por e vetmja zgjidhje është formalizimi i tij, bashkëpunimi me operatorët e tregut si institucionet financiare, subjektet që operojnë në sektorët logjistikë, teknologji, dhe dialogu me institucionet politikë-bërëse në Shqipëri”, – tha Pinderi.

Sipas tij, çdo ditë shpërndahen 17 000 – 20 000 pako nga kompanitë postare drejt klientëve, ku më pak se 30% iu përkasin kompanive që operojnë ligjërisht në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0