Po udhëtoni jashtë? Tamponin mund ta bëni dhe në qendrën e testimit në aeroportin e Rinasit - Business Magazine Albania

Po udhëtoni jashtë? Tamponin mund ta bëni dhe në qendrën e testimit në aeroportin e Rinasit

Nëse ke vendosur që të udhëtoni jashtë vendit, tamponin e COVID-19 mund ta kryeni edhe në Qendrën e Testimit PCR në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Lajmi është konfirmuar nga “TIA”, ku është bërë me dije se për të bërë testin duhet të prisni rezultatin për 90 minuta, ndërsa kostoja është vetëm 35 euro.

Për të bërë testin PCR Covid-19, duhet të ndiqni hapat më poshtë:

  • Ju lutemi të vini në aeroport tre orë para fluturimit tuaj
  • Ju lutemi prisni për rezultatet e testit tuaj 90 minuta
  • Testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht
  • Kosto e testit PCR është 35 Euro
  • Qendra e Testimit PCR është në shërbim 24 orësh

Testi i antitrupave (testi i gjakut), i përdorur për të përcaktuar nëse pasagjerët kanë pasur infeksion më parë me koronavirus (COVID-19) dhe testi i Antigjenit, i përdorur për të përcaktuar nëse individi është ende i sëmurë, nuk mund të merret në këtë qendër.

Ku mund të testohem?

Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve. Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0