Po mbyllen bankomatët tradicionalë? - Business Magazine Albania

Po mbyllen bankomatët tradicionalë?

Po mbyllen bankomatët tradicionalë?

Transformimi digjital po ndryshon me ritme të shpejta pothuajse çdo industri, dhe sektori bankar nuk bën përjashtim. Rënia e përdorimit të parasë fizike ka krijuar presion të drejtpërdrejtë mbi infrastrukturën tradicionale të bankave, duke vënë në diskutim edhe një prej elementeve më të njohura të saj: bankomatet. Me rritjen e vazhdueshme të pagesave elektronike, roli i bankomateve klasike po zbehet ndjeshëm.

Në vitet e fundit, edhe pse paraja “cash” mbetet ende e rëndësishme për një kategori përdoruesish, pesha e saj në sistemin e pagesave ka rënë dukshëm. Kostot e larta të mirëmbajtjes së bankomateve krahas përdorimit gjithnjë e më të ulët kanë shtyrë bankat të rishikojnë modelet e tyre të operimit.

Lexo edhe: Shqiptarët, të dytët në numër që dëbohen më së shumti nga Zvicra!

Teknologjitë e reja po e zëvendësojnë bankomatin tradicional me pajisje shumëfunksionale, të cilat nuk ofrojnë vetëm tërheqje parash, por edhe depozitime, identifikim automatik të kartës dhe një sërë shërbimesh bazike bankare, pa komisione shtesë, edhe për klientë të bankave të tjera.

Franca konsiderohet aktualisht ndër vendet më të avancuara në këtë proces. Sipas vlerësimeve të industrisë, vitin e ardhshëm pritet të instalohen rreth 7.000 pika të reja të shërbimeve moderne, duke zëvendësuar mijëra bankomate tradicionale. Kjo tendencë është veçanërisht e dukshme në zonat urbane, ku frekuentimi i bankomateve ka rënë ndjeshëm si rezultat i përhapjes së pagesave digjitale.

BF

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0