Plani për krijimin e “Metaverse” ekzistonte që në 2018-ën: “Nuk duhet të ikë mundësia” - Business Magazine Albania

Plani për krijimin e “Metaverse” ekzistonte që në 2018-ën: “Nuk duhet të ikë mundësia”

Në qershor të 2018-ës, ekzekutivi i Oculus, Jason Rubin i dërgoi një email anëtarit të bordit të Facebook, Marc Andreessen, me temën “The Metaverse”.

“Ne besojmë se mënyra e duhur për të kapërcyer indiferencën e konsumatorëve ndaj Realitetit Virtual (VR) është të japësh atë që ata presin dhe duan nga mediumi: METAVERSE”, thuhet në zbulimin e parë të një dokumenti 50 faqesh, që përshkruan një strategji për ndërtimin e një bote virtuale.

Dokumenti trevjeçar, i siguruar nga CNBC, hodhi themelet për ambiciet futuriste të “META”, kompanisë që deri tani quhej Facebook.  Demoja një orëshe e CEO-s Mark Zuckerberg, e cila kulmoi me shpalljen e emrit të ri të kompanisë, ishte projektuar për të portretizuar një botë shumë të ndryshme nga ajo që jetojmë aktualisht, në një kohë kur Facebook përballet me një breshëri të pandërprerë titujsh negativë lidhur me natyrën problematike të produkteve të saj të mediave sociale.

Zuckerberg u tha shikuesve se kompania e sheh metaversin, i cili do të duhen pesë deri në 10 vjet për t’u përhapur, si kufiri tjetër në teknologji – vendi ku njerëzit do të jetojnë, punojnë dhe luajnë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0