Pistoleta e agjentit të parë 007 del në ankand për shumën marramendëse - Business Magazine Albania

Pistoleta e agjentit të parë 007 del në ankand për shumën marramendëse

Poza e Sean Connery me pistoletë në dorë, mbështetur mbi gjoks, në 007-licencë për të vrarë, është bërë një ikonë e historisë së kinemasë. Tani, fansat e serisë, kanë mundësinë të kenë në dorë të famshmen Walther PP.

Më 3 dhjetor në fakt, pistoleta do të dalë në ankand në Los Angeles, me një çmim fillestar prej 150 – 200 mijë dollarëve. Sean Connery, i ndarë së fundmi nga jeta në moshën 90 vjeç, e përdori pistoletën në filmin e 1962, që inauguroi edhe sagën me shumë fat të agjentit sekret britanik. Në filmin e atëhershëm, shefat e shërbimit sekret britanik, e urdhërojnë Bondin të braktisë pistoletën e tij të vjetër Berreta, që nuk funksiononte edhe aq mirë, për ta zëvendësuar me Walther, që godet fuqishëm.

Versionet e Walther do të mbeten arma e zjarrit karakteristike e 007 për rreth 25 filma. Pistoleta e Bondit në fakt do të jetë vetëm një nga rreth 600 artikujt që do të dalin në ankandin që i dedikohet ikonave dhe idhujve të Hollivudit. Ankandi do të mbahet në Beverly Hillsh dhe online më 3 dhjetor dhe të tjerë artikuj do të jenë kaska e pilotit e mbajtur nga Tom Cruise në ‘Top Gun’ dhe një xhaketë lëkure e veshur nga Arnold Schwarzenegger në “Terminator 2”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0