Piramida, pas Pazarit të Ri. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit sjell rinovimin  

Piramida, pas Pazarit të Ri. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit sjell rinovimin  


Pas paralajmërimit për transformimin e destinacionit të Piramidës, mbërrin marrëveshja me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Bashkëpunimi i këtij Fondi me Bashkinë e Tiranës ka tashmë një përvojë të suksesshme me rivitalizimin e Pazarit të Ri.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe dy bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për kthimin e Piramidës në qendrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin dixhital dhe të artit e kulturës.

Velia theksoi se, “Hedhim hapin e parë zyrtar për formalizimin e një marrëveshje për të transformuar Piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin dixhital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore”.

Piramida do të shërbejë si një inkubator për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës. Veliaj sqaroi se projekti është i ndarë në dy faza: së pari, nis puna për rehabilitimin e godinës dhe së dyti, mirëmenaxhimi i saj, duke qenë se do të mirëpresë deri në 5 mijë të rinj në ditë. “Vendosja e kësaj ndërtese në shërbim të të rinjve të Tiranës do të ketë një efekt transformues për qytetin tonë. Për këtë projekt janë bashkuar më të mirët e pushtetit vendor, me më të mirët nga bota e filantropisë edhe projekteve të guximshme, si AADF”, tha ai.

Bashkëdrejtuesi i AADF, Martin Mata, u shpreh entuziast për bashkëpunimin e radhës me Bashkinë e Tiranës. “Jemi duke kërkuar shumë për të gjetur modele në fushën e arsimit, të qëndrueshme dhe moderne, të cilat bota i ka provuar. Një ndër këto është projekti “TUMO”, të cilin e kemi parë në disa vende, kemi folur me ta dhe për kënaqësinë tonë të madhe, jo vetëm që kanë pranuar të vijnë, por kanë pranuar edhe ta menaxhojnë në vitet e para, padiskutim nën kujdesin tonë të përbashkët, financimin tonë të përbashkët”, tha Mata.

Ndërkaq, z. Sarapuli theksoi se, “Shpresojmë dhe kemi si objektiv që rinisë dhe nxënësve në Tiranë t’u japim një shpresë të re drejt njohurive të reja që kërkon shekulli”.

Aktualisht, Bashkia e Tiranës, bën të ditur se është në bisedë me disa studio arkitektësh dhe brenda Majit do të prezantohet publikisht çfarë do të ndodhë me Piramidën.

Kryebashkiaku e cilësoi këtë projekt fantastik, i cili ka rezultuar transformues edhe në shtete të tjera. “Më vjen mirë që në këtë projekt jemi bashkë edhe me qytete të tjera të Evropës, si Parisi, apo qytete me më shumë burime financiare se sa ne, si Abu Dhabi apo Dubai. Krenohemi që qyteti ynë është qyteti më i ri sot në Shqipëri, e kësisoj edhe qyteti më i ri në Evropë, me moshën mesatare 28 vjeç. Është mëkat të mos e shfrytëzojmë këtë hapësirë, e cila është sfidë, por edhe mundësi që të investohemi te rinia dhe sidomos te aftësimi dixhital i të rinjve”, u shpreh Veliaj.

Rreth 5 mijë të rinjtë që do të frekuentojnë mjediset e transformuara të Piramidës do të kenë mundësi të ndjekin kurse të ndryshme në fushën e IT dhe të komunikacionit, sikurse është dizajni, programimi etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0