Pikat e riparimit të automjeteve, nën lupën e Shërbimit të Transportit Rrugor

Pikat e riparimit të automjeteve, nën lupën e Shërbimit të Transportit Rrugor


Lufta ndaj informalitetit prek edhe pikat e riparimit të automjeteve. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën (DPSHTR) të ditur se e nis këtë kontroll për të shmangur konkurrencën e pandershme, informalitetin dhe të nxisë subjektet të ofrojnë shërbim të kualifikuar.

Për këtë arësye, DPSHTR, u kërkon subjekteve informale të pajisen me licenca, në të kundërt veprimtaria pa leje do të ndëshkohet me gjobë 200 mijë-700 mijë lekë.

Shkeljet shoqërohen edhe me konfiskimin e pajisjeve që kanë shërbyer për të kryer veprimtarinë e jashtëligjshme.

Për subjektet e licencuara për të cilat do të konstatohen shkelje të ligjit, Mbi autoriparimet, do të merren masa deri në pezullimin e veprimtarisë, sipas bueimeve zyrtare të Drejtorisë së Transportit Rrugor.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0