“Pigi: Formësimi i edukimit financiar për fëmijët” – Zhvillohet seria e dytë e “Product Launch” nga AlbaniaTech! - Business Magazine Albania

“Pigi: Formësimi i edukimit financiar për fëmijët” – Zhvillohet seria e dytë e “Product Launch” nga AlbaniaTech!

“Pigi: Formësimi i edukimit financiar për fëmijët” – Zhvillohet seria e dytë e “Product Launch” nga AlbaniaTech!

Më 11 shkurt 2025, u zhvillua eventi i dytë i Product Launch Series nga AlbaniaTech, në One Connect Hub, ku në qendër të vëmendjes ishte Pigi App, një aplikacion inovativ që synon të ndihmojë fëmijët të mësojnë mbi edukimin financiar që në moshë të hershme. Ky event, i cili mblodhi mbi 30 pjesëmarrës, solli një diskutim të hapur dhe interaktiv mes themelueseve të aplikacionit, Bora Selenica dhe Irena Matraku, dhe një audience të etur për të mësuar më shumë mbi këtë nismë inovative.

Pigi App nuk është thjesht një aplikacion edukativ – ai është një mjet që synon të formojë sjellje të shëndetshme financiare tek fëmijët, duke u mësuar atyre konceptet bazë të menaxhimit të parave, kursimit dhe vlerës së financave personale në një mënyrë të thjeshtë, argëtuese dhe të qasshme. Gjatë prezantimit, Bora dhe Irena theksuan se edukimi financiar nuk duhet të fillojë në moshën madhore, por që në fëmijëri, kur formohen zakonet dhe sjelljet e para mbi paratë.

“Ne besojmë se edukimi financiar duhet të jetë një pjesë thelbësore e rritjes së një fëmije. Pigi App ofron një qasje praktike dhe të angazhuar për ta bërë këtë proces më të lehtë dhe më argëtues,” theksoi Bora Selenica gjatë fjalës së saj.

Ajo që e bëri këtë event veçanërisht tërheqës ishte interaktiviteti me audiencën. Pjesëmarrësit patën mundësinë të bënin pyetje, të ndanin mendime mbi sfidat e edukimit financiar në Shqipëri dhe të kuptonin më mirë mënyrat se si aplikacioni mund të përdoret për të ndihmuar fëmijët e tyre në këtë drejtim.

Lexo edhe:Si po ndryshon Pigi App mënyrën se si fëmijët mësojnë të menaxhojnë paratë?

Një moment interesant i eventit ishte kur audienca ndau përvojën e tyre mbi sfidat e mësimit të vlerës së parave tek fëmijët, duke e konsideruar Pigi App një mjet të domosdoshëm për të përmirësuar këtë aspekt në shoqërinë tonë. Në mbyllje, Irena Matraku theksoi se qëllimi i Pigi App nuk është thjesht të edukojë, por të ndryshojë mentalitetin mbi mënyrën se si menaxhohen financat që në fëmijëri. “Ne nuk po ndërtojmë vetëm një aplikacion, por një kulturë të re të edukimit financiar për brezat e ardhshëm”, shtoi ajo. Eventi përfundoi me një diskutim të hapur mes të pranishmëve, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë në përmirësimin e aftësive financiare të fëmijëve dhe duke premtuar një rrugëtim të vazhdueshëm inovacioni për Pigi App.

Ky event ishte një dëshmi e qartë se produktet teknologjike me mision social kanë fuqinë të krijojnë ndryshime të rëndësishme në shoqëri, dhe Pigi App është një prej tyre

Shihemi në Product Launch #3 së shpejti!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0