Philip Morris prezanton nismën Unsmoke edhe në Tiranë

Philip Morris prezanton nismën Unsmoke edhe në Tiranë


Philip Morris Albania prezantoi për herë të parë në Shqipëri nismën UNSMOKE – Çtymos. Përmes kësaj iniciative, të prezantuar në mjediset e COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), kompania lider e duhanit në botë, synon të shpërndajë mesazhin e thjeshtë, që është gjithashtu një pasqyrim i disa prej pozicioneve kryesore të korporatës: nëse nuk pini duhan, mos filloni; nëse pini, hiqni dorë dhe nëse nuk e lini, ndryshoni.

#Unsmokeyourworld është një nismë e PMI për të shpejtuar një ndryshim historik në shëndetin publik drejt një të ardhme ku cigaret nuk do të përdoren më. Lëvizja #unsmoke, synon të krijojë një bashkësi njerëzish që mund ta përshpejtojnë këtë ndryshim. Përforcon mesazhin se heqja dorë nga cigaret dhe nikotina në tërësi, është zgjidhja më e mirë që çdo duhanpirës mund të bëjë dhe për ata duhanpirës të rritur që përndryshe, do të vazhdojnë të pinë cigare, nevojitet një plan i arsyeshëm. Bën thirrje që këtyre burrave dhe grave t'u jepet qasje dhe informacioni rreth alternativave të argumentuara shkencërisht që inovacioni dhe teknologjia kanë mundësuar.

Anis Brahimi – nga Philip Morris Albania- foli mbi rëndësinë e implementimit të UNSMOKE në vendin tonë dhe hapësirave përfshirëse. “Shqipëria ka një prevalencë të lartë të duhanpirësve që mund të përfitojnë nga një iniciativë që ka arritur mbi 1 milion aktivizime në internet në të gjithë botën”.

Të pranishmit u njohën më nga afër me fushatën UNSMOKE, përmes shpjegimit të përfaqësuesit të Philip Morris International nga Lausanne, Mario Moniz Barreto, prej gjenezës së kësaj iniciative dhe zhvillimit të mëtejshëm global. Sipas tij, “Unsmoke, është një iniciativë që dëshiron të përshpejtojë shkallën në të cilën pirja e duhanit do të bjerë. Ne inkurajojmë të rriturit që nuk pinë duhan që të mos fillojnë, ose nëse pine duhan, ta lënë. Nëse nuk e lënë, të konsiderojnë kalimin në alternativa pa tym”. Gjithashtu Mario Moniz Barreto shtoi se “Pas dekadave edukimi, parandalimi dhe politikave të ndërprerjes, ka akoma më shumë se një miliardë duhanpirës të rritur në botë. Ne besojmë se mund të ndihmojmë në adresimin e këtij problemi global të shëndetit publik, me përpjekje të përbashkëta nga sektori publik dhe privat”.

Ndërkohë Profesor Edmond Dragoti, Sociolog dhe Psikolog njohu të pranishmit me sjelljet njerëzore dhe sa të rëndësishëm janë shembujt pozitivë në përqafimin e nismave të reja. “Njerëzit shpesh janë të prirur të veprojnë në një mënyrë të dëmshme për veten, të dashurit e tyre dhe mjedisin e tyre. Por, ata zakonisht nuk heqin dorë nga kjo sjellje lehtë, sepse gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për të racionalizuar zgjedhjet e tyre. Për këta njerëz koncepti i "reduktimit të riskut" është shumë më i mirë në krahasim me qasjen "tolerancë zero". Jepuni njerëzve mbrojtje ndaj diellit në plazh, jepni duhanpirësve alternativa, jepni stevia diabetikëve, dhe do të kurseni më shumë jetë sesa me ndalim”. Së fundmi, gjashtë foto-histori nga përditshmëria pa tym, u ekspozuan në këndin e posaçëm të ekspozitave në COD për të ndarë mesazhet personale dhe historitë e atyre që ja kanë dalë të ndryshojnë jetët e tyre për mirë.

Lexo: Philip Morris lançon IQOS në Shqipëri

Rreth #Unsmokeyourworld
#Unsmokeyourworld është një nismë globale që frymëzon histori njerëzore, për njerëzit, nga njerëzit. Për të mësuar më shumë, vizitoni www.UnsmokeYourWorld.com

Rreth Philip Morris International: Sigurimi i një të ardhme pa ty.
Philip Morris International (PMI) po udhëheq një transformim në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe të zëvendësojë përfundimisht cigaren me produkte pa tym në dobi të të rriturve, të cilët në të kundërt do të vazhdonin të pinin duhan. PMI është një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e duhanit e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve, produkteve pa tym dhe pajisjeve elektronike e aksesorëve shtesë, si dhe produkte të tjerë që përmbajnë nikotinë në tregjet jashtë SH.B.A.-së. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re të produkteve pa tym, që edhe pse nuk janë të padëmshme, janë një zgjedhje shumë më e mirë sesa pirja e cigareve tradicionale. Përmes aftësive multidisiplinore në zhvillimin e produktit dhe shkencës së avancuar, PMI synon të sigurojë që produktet pa tym të plotësojnë kërkesat e konsumatorit të rritur dhe kërkesat e rrepta rregullatore.

Për më shumë informacion, vizitoni http://www.pmi.com dhe www.pmiscience.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0