Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar një mbledhje online më 8 Prill për të shqyrtuar disa masa të veçanta në situatën e krijuar nga COVID-19.
Sipas Bankës së Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi trajtimin e përkohshëm financiar mujor të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Administratorëve dhe drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë shkaktuar nga COVID-19. Këshilli vendosi uljen me 50% të honorareve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe pagave të Administratorëve e Drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, për periudhën e zgjatjes së epidemisë së koronavirusit, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës miratoi gjithashtu vendimi “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”. Sipas tij, pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave e fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.
Këshilli Mbikëqyrës i BSH miratoi gjithashtu edhe vendimit “Për heqjen e komisioneve të aplikuara nga bankat për transfertat e kreditit në lekë, formë jo letër nga klientët e tyre, si dhe të tarifave për pjesëmarrësit në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH të operuara nga Banka e Shqipërisë”, duke filluar nga data 10 prill 2020
“Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu mimimizimit të rreziqeve nga grumbullimi i popullatës në degët e bankave. Më konkretisht, ky vendim synon të bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve Homebanking nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi”, vëren BSH në njoftimin e saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto