Të treja kompanitë mbizotëruese të tarifave telefonike në Shqipëri, Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom Mobile do të duhet që të kthejnë menjëherë mbrapsht vendimin e tyre për të rritur çmimet e paketave dhe të operojnë me çmimet e tyre të vjetra, brenda 5 ditëve pas hyrjes në fuqi të vendimit.
Kompanitë telefonike e rritën çmimin me 200 lekë për paketë, duke rritur edhe njësitë e komunikimit dhe MB, duke u justifikuar se klientët kërkonin sa më shumë njësi komunikimi. Por, nga denoncime të shumta që janë bërë nga klientët e kompanive përkatëse, janë shprehur se çmimi nuk e justifikonte cilësinë dhe sasinë e njësive të paketave telefonike.
Lexo: Nis testimi i teknologjinë 5 G nga kompanitë e telefonisë në Shqipëri
Sipas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, në rast të moszbatimit të vendimit të masës së përkohshme, Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom Mobile ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.
Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto